Kosova është mposhtur në udhëtim te Sllovenia, në takimin që përfundoi 2-1 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.

Sllovenët e filluan takimin më mirë, duke rrezikuan me anë të Vuckic, por tanët nuk lejuan hapësira mbrapa.


Më pas, Kosova kishte një rast të mirë me anë të Edon Zhegrovës në minutën  e 33-të, por që goditja e tij përfundoi jashtë porte.

125447587 3294946983967337 2750221132857738008 n Foto: FFK

Valon Berisha më pas harkoi nga këndi, mirëpo topin nuk e arritën, Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj që ishin më afër.

Ilici rrezikoi nga distanca në minutën e 39-të, e që goditja e tij përfundoi në tribuna, pa shfaqur rrezik për Aro Muricin.

125454136 3294946597300709 3416650229206052883 n Foto: FFK

Në 45 minutat e dytë, tempo e lojës ishte edhe më e lartë, derisa këtë gjë e treguan edhe dy golat e shënuara.

Ishte minuta e 58-të, kur Vedat Muriqi pranoi një asistim nga Bernard Berisha, për të shënuar kështu golin e parë të kësaj sfide.

Mirëpo, ‘Dardanët’ nuk arritën të mbanin këtë epërsinë, pasi Jasmin Kurtic (63’), barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Stojanovic.

125557214 3294946837300685 6925113411926187271 n Foto: FFK

Deri në fund, Sllovenia arriti që të përmbyste rezultatin në 2-1 me një penallti të shënuar nga Josip Ilicic (90+3).

Me këtë barazim, Sllovenia vazhdon të jetë lider i Grupit 3 me 13 pikë, Greqia në të dytin me 11, Kosova me dy dhe Moldavia me një sosh.

Ndeshja e fundit për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve për tanët do të jetë ajo ndaj Moldavisë që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri më 18 nëntor. /Telegrafi/

https://streamable.com/mwn9vg

https://streamable.com/la7ogj

telegrafi sport app