Live Kosovë - Islandë
Liga e Kombeve/ Mbyllet ndeshja, Kosovë 2-1 Islandë: Çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes
Përditesuar 20/03/2025 00:40

Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.
Dueli i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.
Kaq nga NE për ndeshjen Kosovë -Islandë
Telegrafi iu ka mbajtur të informuar për ndeshjen Kosovë 2-1 Islandë, për të gjitha rreth këtij takimi.
Shihemi pas tri ditësh në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Spanjë.
“Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët” – Aro Muric vlerëson fitoren ndaj Islandës
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka folur pas ndeshjes me Islandën, duke thënë se e kanë merituar fitoren.
Sipas tij ndeshja ka mundur të mbyllet më herët, ku vet portieri ishte shquar me shumë pritje ndaj Islandës.
“Mendoj se është kënaqësi t’i dërgojmë tifozët në shtëpi me buzëqeshje. Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët”, deklaroi fillimisht Muric.
Lumbardh Dellova beson në kalimin e Kosovës në Ligën B
Lumbardh Dellova e kaloi Kosovën në epërsi Islandës në përballjen e parë në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi kosovar realizoi gol në minutën e 19-të, ndërsa është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes që po arrin ta ndihmojë Kombëtaren.
“Gjithmonë mundohem të jap më të mirën nga vetja sa herë që luaj për Kosovën”, deklaroi fillimisht Lumbardhi.
Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës
Amir Rrahmani ishte me këmbë në tokë për fitoren 2-1 të Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.
Kapiteni i Dardanëve deklaroi se ka ende vend për përmirësime, pasi ndaj islandezëve kishin probleme me pozicionim dhe me të bërit presion.
“Ka shumë lojtarë që vijnë dhe shkojnë, por kushdo që vjen (te Kosova) duhet ta gjejë balancën dhe të shkojmë te fitorja”, deklaroi fillimisht Amiri.
“Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se Kosova luajti mirë dhe e meritoi fitoren ndaj Islandës.
Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola.
“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”.
Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen
Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.
Dardanët e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme.
Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj i shënuan golat në fitoren e Dardanëve, ndërsa golin e islandezëve e shënoi kapiteni, Orri Oskarsson.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte portieri Arijanet Muric, i cili u vlerësua me notën 8.1.
Pas tij me paraqitje të lartë ishin dy qendërmbrojtësit Amir Rrahmani (7.7) dhe Lumbardh Dellova (7.7).
Vedat Muriqi (7.4), Leart Paqarada (7.3) dhe Elvis Rexhbeçaj (7.1) kishin po ashtu paraqitje shumë të mirë.
Mbyllet ndeshja
90′ Pas katër minutash shtesë, Kosova arrin ta ruajë rezultatin dhe merr fitore në ndeshjen e parë.
88′ Dalin nga loja Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, në lojë Lindon Emërllahu dhe Albion Rrahmani.
83′ Sërish Rashica në rast të mirë, por gjuan plogësht.
80′ Thorsteinsson bukur futet në zonë, kalon Dellovën, gjuan fort, por Muric ishte në vend.
75′ Amir Rrahmani gjen golin, por u anulua pasi mbrojtësi luajti me dorë paraprakisht.
68′ Super pritje nga Aro Muric. Sulmuesi Oskarsson gjuan, pret portieri ynë shumë bukur.
63′ Çfarë humbet Milot Rashica! Demaku pason bukur te Rashica, i cili i vetëm me portier, godet këtë të fundit në kokë.
GOOOOOOOOOOL
58′ Elvis Rexhbeçaj merr topin nga mesfushori islandez dhe gjuan bukur për epërsinë e Kosovës. Super gol nga mesfushori i Kosovës.
⚽️ GOAL: Rexhbeçaj
🇽🇰 Kosovo 2-1 Iceland 🇮🇸pic.twitter.com/ichAwNp8LD— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 20, 2025
57′ Paqarada harkon, Rrahmani godet me kokë, por topi shkon në duart e portierit.
51′ Paqarada gjuan nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
47′ Kosova rrezikon në start, Rashica harkon, Muriq me kokë gjuan, po bllokohet.
Nis pjesa e dytë
46′ Kosova me dy zëvendësime, dalin Valon Berisha dhe Donat Rrudhani, futen në lojë Vesel Demaku dhe Emir Sahiti.
Mbyllet pjesa e parë
42′ Vojvoda bukur harkon, Muriqi me kokë gjuan, por mbron portieri, ndërsa nga topi i kthyer nuk përfiton Rrudhani.

Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar