Kosova 14 vjet shtet ende pa diplomaci ekonomike të qëndrueshme dhe pa atashe ekonomik në misionet diplomatike.
Që nga shpallja e pavarësisë, vendi ka ngecur në promovimin e prodhimit vendor, si dhe kapacitetin turistik të saj para botës.
Komuniteti i biznesit vlerëson se Kosova ka dështuar në diplomacinë ekonomike, përkatësisht në emërimin e atasheve ekonomikë, të cilët do të lobonin për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe për krijimin e marrëdhënieve ekonomike me shtetet e zhvilluara.
Në anën tjetër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe asaj të Tregtisë, kanë zgjedhur heshtjen për këtë çështje. Përkundër insistimit nuk janë përgjigjur për KosovaPress.
Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se diplomacia ekonomike duhet të jetë prioritet i kësaj qeverie, ani se sipas tij, për 13 vjet, qeveritë e kaluara kanë dështuar në këtë aspekt.
Zeka thotë për KosovaPress se angazhimi në diplomacinë ekonomike do ta fuqizonte edhe subjektivitetin e Kosovës për njohje të reja.
“Qeveria gati mbush edhe njëvjetorin e plotë të saj, dhe arsyeja pse bëra një krahasim të tillë ose një referencë të tillë kohore është për të treguar se 13 vitet e tjera, qeveritë e ndryshme janë fokusuar relativisht pak në fuqizimin e kapaciteteve tonë të diplomacisë ekonomike. Duhet të bëhet shumë më tepër në këtë aspekt. Kjo nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të deklarimit ose një zotim deklarativ, por megjithatë duhet të shohim një angazhim shumë më serioz të institucioneve të vendit.
Në këtë aspekt fuqizimi i diplomacisë ekonomike pashmangshëm që do të ndihmonte edhe në fuqizimin e subjektivizmit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pse jo meqenëse përmes raporteve ekonomike tregtare shpeshherë ndërtohen dhe raportet e bashkëpunimit me shtete të cilat nuk e kanë njohur ekzistencën e Kosovës siç është rasti i Greqisë”, thotë Zeka.
Më tej kreu i OEAK-ut, Zeka ka thënë se Kosova ka resurse njerëzore dhe mjete buxhetore të mjaftueshme për rritjen e aktivitetit të Kosovës në fushën e diplomacisë ekonomike.
Zeka shton se është momenti i fundit që të bëhet diçka e tillë nga kjo qeveri.
“Kjo nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ. Besoj që kemi kapacitete njerëzore, kapacitete buxhetore dhe financiare për jetësimin ose rritjen e aktivizimit të Kosovës në fushën e diplomacisë ekonomike. Duhet të emërohen atashetë ekonomikë nëpër qytete të shteteve të cilat ka prani më të madhe ose aktivitet më të madh ekonomik në nivel global.
T’i shmangim ndoshta qendrat e shteteve qofshin ato të Evropës perëndimore apo edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo shteteve të Azisë, por të fokusohemi më tepër në qendrat në të cilat ka aktivitet më të madh industrial dhe ekonomik. Është momenti i fundit që të bëhet diçka e tillë në këtë aspekt”, thekson ai.
Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi thotë për KP se Kosova është i vetmi shtet që nuk ka atashe ekonomik.
Krasniqi deklaron se vendi duhet sa më parë të ketë atashe ekonomik nëpër botë për prezantimin e ofertës të të bërit biznes.
“Duhet të kemi atashe ekonomik nëpër ambasadat tona dhe oferta e të bërit biznes të prezantohet përmes atasheve ekonomik. Jemi vendi i vetëm që nuk kemi asnjë atashe ekonomik në asnjë vend. Pastaj, duhet që Ministria e Punëve të Jashtme, sektori i ekonomisë të lobojë më shumë që kërkesat tona që kërkesat tona të cilat i kemi drejtuar t’i trajtojë në vendet në të cilat po kemi probleme të operimit… në këtë mënyrë do të ketë një siguri edhe më të madhe për investitorët dhe një rritje më të madhe të investimeve të huaja në Kosovë”, thekson Krasniqi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi deklaron për KosovaPress, se një diplomaci ekonomike e mirëfilltë do të lehtësonte shumë procese për vendin, edhe në raportet politike, përfshirë njohjen e Kosovës dhe liberalizmin e vizave.
“Kjo do të kishte impakt edhe me shumë vende të cilat janë skeptike me proceset në Kosovë, edhe siç është liberalizimi i vizave. Po ashtu nëse do të kishte komunikim më të madh ekonomik, më shumë këmbime tregtare, më shumë investime nga këto vende, sigurisht se edhe ato do ta shihnin më ndryshe Kosovën. E njëjta ndodhë edhe me ato vende të cilat nuk na njohin. Prandaj, një diplomaci ekonomike do t’i paraprinte ose do të lehtësonte edhe shumë procese për raporte politike me ato vende”, thotë Rukiqi.
Roli i atasheve ekonomik është i rëndësishëm në diplomacinë ekonomike për promovimin e vlerave dhe kapaciteteve në të gjithë sektorët ekonomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit