Plot 7.5 miliard euro peshon marrëveshja që Maqedonia e Veriut po nënshkruan me BE-në për programin e Evropës Digjitale. Por një gjë të tillë nuk e bëri edhe Kosova, e cila ka mbetur jashtë programit.
Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7,5 miliard eurove.
Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, ka thënë Ministria e Ekonomisë.
Ministria nuk ka dhënë detaje për arsyet e shtyrjes së nënshkrimit.
Ky vendim vjen pak kohë pasi BE-ja paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos ndërmarrjes së hapave për uljen e tensioneve në veri të vendit.
Për dallim nga Kosova, pjesë e programit tashmë janë bërë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.
Megjithatë, eksperti i teknologjisë nga Shqipëria, Tomi Kallanxhi beson që kjo situatë nuk ka të bëjë vetëm me sanksione ndaj Kosovës.
“Nuk është vetëm për sanksione, por është sepse BE-ja ka zgjedhur vetëm 4 shtetet që janë kandidatë apo status kandidat të Bashkimit Evropian, që janë Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia. Këtu flitet për një buxhet që është diku 7.5 miliard euro dhe do të jetë nga viti 2021 deri në vitin 2027”, ka thënë Tomi Kallanxhi – njohës i teknologjisë digjitale.
Njohësi tjetër i teknologjisë digjitale, Drilon Jaha vlerëson se Kosova do të humbte shumë dhe do të mbetej prapa vendeve të rajonit nëse përfundimisht nuk përfshihet në këtë program.
“Sa i përket teknologjisë ky është program i dedikuar edhe është tepër me rëndësi me qenë pjesë e tij për shkak të aspektit të financave dhe aspektit të avancimit dhe digjitalizimit dhe transformimit digjital që mundet me ndodhë në Kosovë. Disa prej aspekteve që mundemi me përfitu ndërmjet këtij programi është që të gjitha avancimet që bëhen në Evropë pastaj me u integru në Kosovë”, ka shpjeguar Drilon Jaha – njohës i teknologjisë digjitale.
Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kishin mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së.
Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Bashkimi Evropian, por gjatë së shtunës nuk ka kthyer përgjigje. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë – Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët