LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Serbia, pa marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave ADR

Kosova e Serbia, pa marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave ADR

Pa rezultate ka përfunduar takimi në mes të delegacionit kosovar dhe atij serb për njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, të njohura si ADR.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami së bashku me ekipin profesional morën pjesë sot në takimin e ftuar nga BE-ja, takim ky që u mbajt në Vjenë dhe ka zgjatur gjatë tërë ditës deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlen të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal me gjithë atë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, thuhet në njoftimin për media të MTI-së, teksa bëhet me dije se takimet do të vazhdojnë.


“Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet së shpejti dhe për këtë do të presim derisa BE do të ftojë takimin e ri”.

Sipas njoftimit të MTI-së, delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që bazohet në njohjen reciproke të certfikatave të ADR-së mes dy shteteve dhe angazhimet tona për zgjidhje me dialog vazhdojnë.
“Mirëpo bëjmë me dije që masat e reciprocitetit mbeten në fuqi derisa të arrihet marrëveshja në fjalë”, thuhet në njoftim, përcjell koha.net.

Delegacioni kishte në përbërje edhe znj. Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i Sektorit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori