Duke ditur që numri i bashkatdhetarëve jashtë trojeve shqiptare është tejet i madh, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që ta luajë një rol bashkëpunues dhe ndërlidhës me këtë pjesë të kombit në mënyrë që të mos shkëputen kontaktet, por ato të forcohen dhe më shumë.
Përveç lidhjeve shpirtërore që kemi me bashkatdhetarët tanë, në të gjitha cepat e botës, duhet të krijohet dhe një urë bashkëpunimi institucionale në shumë fusha, ku përfitimi dhe rezultatet të jenë të dyanshëm dhe të ketë fryte të shëndosha.
Të krijohen mundësi dhe lehtësim që diaspora të mund të investojë në projekte ekonomike afatgjata. Dihet që brenda një viti futen në mënyrë direkte apo indirekte mbi një miliard euro, ku ndihmohen familjet e shumta nga familjarët e tyre në vende të ndryshme. Këto dërgesa, në bashkëpunim me qeverinë, do të duhej të kanalizoheshin në investime për krijimin e vendeve të reja të punës dhe heqjes së varësisë nga dërgesat.
Do të ishte e domosdoshme që të krijohen projekte bashkëpunimi në mes qeverisë të Kosovës dhe diasporës shqiptare, ku do mund të stimuloheshin bizneset e vogla dhe ato të mesme, në mënyrë që të krijohet një treg i vogël ekonomik dhe papunësia të zvogëlohet.
Qeveria e Kosovës duhet të marrë iniciativën për ndryshimin e ligjit zgjedhor për t’ia mundësuar diasporës votimin e drejtpërdrejt në ambasada, konsullata dhe qendra kulturore. Kjo bëhet për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar dhe për t’u zgjedhur, ose duhet të gjendet zgjedhja për përfaqësimin e diasporës përmes vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
Me mijëra studentë të cilët studiojnë ose kanë diplomuar në universitete të njohura evropiane, do të duhej të kontaktoheshin përmes një komisioni vlerësues e bashkëpunues që gjithë ky kapacitet të mund të kthehej në atdhe dhe gjithë aftësitë e tyre t’i shfaqin dhe t’i vënë në funksion në të mirën e vendit.
Duhet t’ju jepet motiv që ky tru jashtë vendit të ketë arsye të forta që të bindet dhe të kontribuojë në fusha të ndryshme, e sidomos të përcjellin eksperiencën e tyre në arsim, duke pasur parasysh se gjithë këto vite më shumë janë bërë eksperimente në fushën e arsimit sesa që ka pasur rezultate të kënaqshme.
Do të ishte e rëndësishme që qeveria dhe diaspora të mund të bashkëpunojnë edhe në sektorin e shëndetësisë.
Të mund të këtë investime jo vetëm në qendra urbane, por dhe në ato rurale, sepse ka qindra fshatra që nuk kanë një ambulanca afër, por ju duhet të bëjnë kilometra të gjata për të shkuar në qytet për një kontroll të vogël mjekësore.
Ka dhe shumë fusha tjera ku mund të krijohet bashkëpunim, por mendoj që arsimi, shëndetësia dhe ekonomia janë kyçe dhe me shume potencial.
Përveç kohës së zakonshme, kur diaspora me numër të madh vijnë në pushime në Kosovës, korrik -gusht, është mirë që edhe muaji dhjetor t’i kushtohet diasporës, sepse dhe gjatë këtij muaji të fundvitit ka një valë të madhe të bashkatdhetarëve që vijnë këtu.
Qeveria e Kosovës është mirë që të krijojë një ekip me profesorë të gjuhës shqipe që do mund të ligjërojnë për fëmijët atje. Por, jo vetëm për fëmijë po edhe për të rritur shqiptarë që kanë lindur jashtë dhe nuk e dinë gjuhën shqipe. Veç gjuhës shqipe si lëndë, është mirë që të krijohen dhe dy lëndë tjera. Kultura shqipe dhe historia shqiptare. Nëse këto lëndë nuk mund të mbahen në shkolla, është mirë që të organizohen kurse.
Padyshim duhet kërkuar bashkëpunim nga Qeveria shqiptare, në veçanti Ministria e Diasporës e Shqipërisë.
.
Duke parë që ka shumë talente shqiptare në fusha të ndryshme, duhet që të krijohet një fond i posaçëm ku do mund të siguroheshin të ardhura materiale dhe stimulim për talentet e rinj, sidomos për këta që jetojnë në Kosovë, sepse mundësitë e depërtimit janë më të pakta.
Gjithsesi është i domosdoshëm krijimi i një lobi nga shqiptarët që jetojnë në Evropë, në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqërinë civile.
Veç tjerash nuk duhet humbur kontaktet me diasporën shqiptare të madhe në Turqi dhe Greqi, sepse nëse nuk bëhet diçka në ketë drejtim nuk do shkojnë as dy gjenerata dhe kjo pjesë e madhe e kombit do të asimilohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite