Kosova bashkohet me koalicionin ndërkombëtar të Melania Trump për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë bërë të ditur se Kosova do të marrë pjesë në koalicionin global “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku”, një iniciativë e udhëhequr nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e cila synon mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën.
Nëpërmjet një letre zyrtare dërguar Shtëpisë së Bardhë, Kosova konfirmoi gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë aktive dhe me përvojë inovative në këtë nismë ndërkombëtare.
“Duke iu bashkuar kësaj iniciative, Kosova sjell përvojë të drejtpërdrejtë dhe inovacion me vizion të së ardhmes”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në njoftim thuhet gjithashtu: “Republika e Kosovës është krenare të qëndrojë krah Presidentit Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjitha kombeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë. E ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”.
Me këtë hap, Kosova konfirmon angazhimin e saj në çështjet globale për të siguruar të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e të rinjve. /Telegrafi/
Statement by President @VjosaOsmaniPRKS and the First Gentleman, @PrindonSadriu, formally announcing Kosovo’s decision to join First Lady @MelaniaTrump’s Fostering the Future Together global coalition. 🇽🇰 🇺🇸 pic.twitter.com/309SmWTfAf
— The Presidency of the Republic of Kosovo (@Presidenca_RKS) December 12, 2025

















































