KOSM: Nëse vazhdon presioni për të penguar organizimin sindikal, do të protestojmë para selive të kompanive që e bëjnë këtë
Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni (KOSM) thekson se kohëve të fundit ka pasur shkelje të rënda të ligjeve nga pronarët e kompanive lidhur me të drejtën e punëtorëve për të organizim sindikal, si dhe presion të shtuar të drejtorëve ndaj punëtorëve përmes institucioneve, me qëllim të shuarjes së organizatave sindikaliste prej të cilave një pjesë janë pjesë e KOSM. Nëse presioni vazhdon, ata paralajmërojnë protesta para selive të kompanive që e bëjnë këtë dhe shpresojnë në mbështetje edhe nga sindikatat e tjera.
Ky lloj presioni ndaj punëtorëve, siç thonë, ekziston në disa qytete, madje në disa vende i detyrojnë të konfirmojnë me deklaratë noteriale se nuk duan të krijojnë sindikata. Presion për të mos krijuar organizata sindikale, siç theksojnë ata, deri më tani kanë ushtruar mbi 40 punëdhënës, kryesisht nga sektori i ndërtimtarisë dhe ata që menaxhojnë me burimet minerale.
“Punëdhënës të caktuar, sidomos në sektorin privat, në mënyrë sinkrone dhe të organizuar pa zgjedhur mjete ushtrojnë presion të madh mbi punëtorët që të mos organizohen në mënyrë sindikale, madje edhe në disa kompani ku ne kemi sindikatat tona. Këtë e bëjnë përmes komisioneve të ndryshme që paraqesin ankesa në Komisionin e shkallës së par, ndërsa më pas edhe në Komisionin e shkallës së dytë që të shuhen sindikatat dhe në fund edhe në Gjykatën Administrative. Derisa Gjykata Administrative të marrë vendim, mund të zgjasë deri në tre vjet dhe gjatë kësaj periudhe nuk duhet të krijohet një organizatë e re sindikale. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ekonomiko-Social do të kërkojmë ndihmë edhe nga kryeministri në këtë drejtim, theksoi kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski në konferencën e sotme për shtyp dhe pyeti se çfarë u pengon punëdhënësve nëse punëtorët organizohen sindikalisht dhe kërkojnë të drejtat e tyre.
Ai theksoi se punëdhënësve përveç që nuk ju pëlqejnë punëtorët se kinse janë të paaftë dhe joproduktiv, nuk u pëlqen as qeveria e sapoformuar. Me shumë gjasa, shtoi, ky është presion për të mos nënshkruar marrëveshjet kolektive.
“Punëtorët nuk kanë asnjë të drejtë në sektorin privat. Nëse ky presion vazhdon, punëtorët do të ikin nga Maqedonia, madje edhe punëtorët që vijnë nga jashtë do të largohen brenda pak ditësh. Ne duam të ulemi me punëdhënësit dhe me odat ekonomike dhe të flasim, sepse nuk mund atyre të mos u pëlqej asgjë në shtet, ndërsa japin paga minimale dhe i shmangen detyrimit për të paguar K-15. Kapitali, odat, punëdhënësit dhe sindikatat e deritanishme janë më fajtorët që na kanë sjellë në këtë gjendje. Ata janë mësuar vetëm të ankohen, e ne si punëtorë nuk fitojmë asgjë”, theksoi Risteski.
Theksoi se do të kërkojnë nga Qeveria që ato kompani që kanë sindikat të kenë prioritet të caktuar gjatë marrjes së subvencioneve dhe programeve për investime, ndërsa nga oda t’i disiplinojnë anëtarët e tyre. Ai beson se problemin nuk e shkaktojnë pronarët e kompanive multinacionale të cilët e dinë se çfarë është organizimi sindikal tek ata, por menaxherët e tyre që janë të vendosur nga vendi ynë, të cilët, siç tha, u thonë pronarëve të tyre se ne e nimë mentalitetin e punëtorëve dhe e dimë se si duhet të veprojmë me ta.
“Kjo përveç nënvlerësimit të punëtorëve, është edhe nënvlerësim i shtetit. Prandaj duhet të ngremë zërin dhe më në fund punëtori të ndjehet se është i respektuar në vend dhe të mos shpërngulet”, thekson Risteski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U premtuan ndër vite e s’u realizuan – ku mbetën Sigurimet Shëndetësore?
LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
Haradinaj për takimin me Grenellin: Kosova nuk është në linjë me SHBA-të
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova