LAJMI I FUNDIT:

Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki

Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki

Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki kanë treguar që ish-ministri i Jashtëm Ivan Korcok është në krye të garës.

Korcok, liberal, udhëheq me 42.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara prej Komisionit zgjedhor të dielën.

Ai do të garojë tani me kryetarin e Parlamentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 6 prill, pasi asnjëri kandidat nuk e ka fituar shumicën.


Pellegrini i ka fituar 37 për qind të votave, pavarësisht se në sondazhet para zgjedhjeve janë përmendur shifra më të mëdha.

Dalja në zgjedhjet e së shtunës ka qenë 51.9 për qind.

Partia e Pellegrinit është pjesë e koalicionit qeverisës në qeverinë e krahut të majtë të kryeministrit Robert Fico.

Partia populliste e krahut të djathtë, Partia Kombëtare Sllovake, është po ashtu pjesë e koalicionit.
Korcok përkrahet prej opozitës.

Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, nuk ka garuar për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht popullaritetit që gëzon.

Në garë për president kanë qenë nëntë burra.

Në debate kanë mbizotëruar temat e luftës në Ukrainë, dhe mospajtimet e brendshme mes udhëheqësisë së Ficos dhe opozitës liberale, pasi aktualisht Sllovakia është thellësisht e ndarë në pozicionimet politike. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori