Kontrolloni se çfarë nënkuptojnë rrudhat në fytyrën tuaj për shëndetin tuaj – zbuloni me kohë gjendjet e rrezikshme

Problemet me shtypjen e gjakut, zemrën apo eshtrat mund të vizatohen në fytyrën tuaj nëpërmjet rrudhave specifike, në bazë të të cilave mundeni me kohë të kërkoni ndihmën e mjekut për ndihmën për problemet tuaja
Shikimi në pasqyrë mund të zbulojë shumë për gjendjen e trupit, dhe rrudhat që kemi grumbulluar në fytyrë nuk janë vetëm reflektim i moshës, por gjithashtu mund të tregojnë probleme shëndetësore për të cilat as nuk jemi të vetëdijshëm, shkruan RD, përcjell Telegrafi.
Problemet me zemrën
Rrudhat e thella në ballë mund të jenë shenjë e arterosklerozës, forcim i arterieve që çojnë në zhvillimin e sëmundjes së zemrës. Ky është rezultati i një studimi të ri në të cilin shkencëtarët vëzhguan 3.000 të rritur të shëndetshëm të moshës 32 deri 62 vjeç një një periudhë prej 20 vjetësh.
Ata zbuluan se njerëzit me rrudha të thella në ballë kishin 10 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me njerëzit pa rrudha. Cila është lidhja?
Problemet me shtypjen e gjakut
Femrat të cilat duken më të reja sesa vërtet janë kanë pasur më pak lëkurë të lëshuar në fytyrë dhe shtypje të ulët të gjakut, ka treguar studimi i vitit 2013.
– Ky është kombinim i dy gjërave. Femrat të cilat duken më të reja kanë sistem më të shëndetshëm të enëve të gjakut, i cili ua mbron lëkurën. Në praktikën time kam vërejtur që njerëzit të cilët kujdesen për lëkurën përgjithësisht kujdesen mirë për trupin – thotë Omer Ibrahim, dermatolog nga Çikagoja dhe zëdhënës i American Academy of Dermatology.
Stili i keq i jetës
Rrudhat në fytyrë mund të jenë edhe indikator që nuk keni fare shprehi jetësore. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët kanë rrudha dhe lëkurë të dëmtuar nga dielli më shpesh u hynë aktiviteteve të rrezikshme, hanë ushqim të pashëndetshëm, më pak ushtrojnë dhe nuk mbrohen nga dielli. Kjo është shenjë që ata fare nuk janë të shëndetshëm – thekson Ibrahim.
Problemet me eshtrat
Rrudhat në fytyrë gjithashtu mund të jenë indikatorë që do të keni probleme me osteoporozën. Shkencëtarët e Universitetit Yale kanë bërë një studim te 144 femra mbi rrudhat në fytyrë dhe qafë dhe i kanë lidhur me dendësinë e eshtrave të moshave dyzet dhe pesëdhjetë vjeç.
– Kanë zbuluar që rrudhat më të theksuara janë të lidhura me dendësinë e ulët të eshtrave te pjesëmarrëset në këtë studim – thotë bashkautori i studimit prof. Lubna Pal.
Shkencëtarët mendojnë se arsyeja e lidhjes është varësia e lëkurës dhe kockave nga kolagjeni, proteinë prodhimi i së cilës zvogëlohet me moshën.
Rrezik nga kanceri i lëkurës
– Njerëzit gjithmonë mendojnë që dielli nuk ua ka dëmtuar lëkurën nëse nuk kanë skuqje të theksuar – thotë dermatologia Dee Anna Glaser, nga St.Luis. Mirëpo, rrudhat e buta në faqe mund të tregojnë që keni rrezik nga zhvillimi i kancerit të lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë