Oficerët doganorë kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku është kapur mjaltë dhe telefona mobil.
Në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontroll, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar
“Oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.
Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një dyqan/mobil shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 telefona smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë.
Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë iniciuar procedurat kundërvajtëse. /Telegrafi/