KONTAKT

Poezi nga: Yiannis Yfantis Përktheu: Krisa Ruli
Mbështetur
në shtyllën
prej alumini
të autobusit urban
unë të prekja shpinën me krahun tim.
Prej aty shihja
prej aty dëgjoja
prej aty nuhasja.
Ishte dritarja ajo që prekja
ishte plagë kënaqësie dhe unë lumi
ujëvarë e elektrizuar nga e cila hidhesha
mbi trupin tënd.
Nga
Telegrafi
08/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































