Sot në Komunën e Istogut u mbajt konsultimi i parë publik me temën “Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK)”, në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, që po zbatohet nga organizata PREDA PLUS në bashkëpunim me Komunën e Istogut.

Ky konsultim publik synon të mbështesë zhvillimin e politikave lokale gjithëpërfshirëse dhe projekteve konkrete që adresojnë nevojat reale të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.


Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, kopshteve, organizatave të shoqërisë civile, prindër dhe përfaqësues institucionalë, të cilët ndanë mendimet dhe shqetësimet e tyre, duke kontribuar me propozime për përmirësimin e kushteve dhe mbështetjes për këtë kategori të shoqërisë./Telegrafi/