Konkurs fotografie për nderë të dhjetëvjetorit të themelimit të universitetit ''Goce Dellçev'' në Shtip

Me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit, universiteti ''Goce Dellçev'' në shtip shpall konkurs për zgjedhjen e fotografisë më të mirë studentore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeredaktori i radiosë universitare UGD FM, Igor Stojanov, bëri të ditur se tema e konkursit është ''Universiteti im'', ndërkaq studentët e të gjitha cikleve kanë të drejtë të marrin pjesë.
Konkursi do të zgjatë deri më 15 mars, kurse më 18 mars shpallen rezultatet. Më 23 mars në shtëpinë e kulturës ''Aco Shopov'' do të hapet ekspozitë me fotografitë më të mira të përzgjedhura.
Vendi i parë do të fitojë 10 mijë denarë, vendi i dytë, 6 mijë denarë dhe vendi i tretë, 4 mijë denarë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































