LAJMI I FUNDIT:

Konkurrenti befason Rita Orën duke kënduar këngën e saj “Let You Love Me” në audicionet e fshehura të “The Voice Australia”

Konkurrenti befason Rita Orën duke kënduar këngën e saj “Let You Love Me” në audicionet e fshehura të “The Voice Australia”

Rita Ora ka qenë anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia” këtë edicion.

Megjithëse spektakli është në prag të përfundimit, audicionet e fshehura ishin momentet më emocionuese të edicionit të sivjetmë të “The Voice Australia”.

Një konkurrente në audicionet e para mori vëmendjen kur vendosi të interpretojë këngën e Ritës “How to be lonely”, gjersa një tjetër konkurrent mashkull bëri të njëjtën pak kohë më vonë.


(Videoja nuk është e disponueshme në territorin e Kosovës):

Zeke Cameron iu la përshtypjetë gjithëve dhe në veçanti gjyqtares Rita Ora, pasi 20-vjeçari ish-nxënës i Shkollës së Mesme “Ulladulla” interpretoi këngën e saj “Let You Love You”.

Këngëtarja shqiptare ktheu karrigen e saj në gjysmën e interpretimit përgjatë performancës së Zeke-s, ndërsa ai goditi bëri një interpretim ekselent të këngës, shkruan South Coast Register.

Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në "The Voice Australia" si anëtare e jurisë
Lexo po ashtu Këngët e Rita Orës ngjiten lart në top-listat australiane që pas pjesëmarrjes së saj në "The Voice Australia" si anëtare e jurisë

Duke performuar një version akustik të këngës hit me kitarën e tij akustike, Zeke tha se ndihej “i gëzuar” pasi iu kthyen trajnerët.

“Këndimi i njërës prej këngëve të trajneres më bëri të ndjehesha plotësisht nervoz”, tha ai.

Foto: Zeke Cameron/Instagram

“Unë nuk jam ai që normalisht emocionohem, por në prapaskenë kam pasur nervozizëm”, tha ai.

“Në gjysmë të rrugës së këngës pashë karrigen e saj [Rita Orës] duke u kthyer dhe ishte thjesht komplimenti më i madh që dikush mund të më kishte bërë. Isha i gëzuar”, thekson konkurrenti australian.

Anëtarja tjetër e jurisë, Jessica Mauboy gjithashtu ktheu karrigen e saj.

Premisa e audicioneve të fshehura është që një këngëtar të interpretojë një këngë në skenë. Nëse një gjykatësi nga trupi gjykues i pëlqen ato që dëgjojnë, ata do të shtypin një buton i cili e kthen karrigen e tyre, duke i bërë të ditur interpretuesit se janë të gatshëm t’i trajnojnë ata përmes konkursit.

Me origjinë nga Bregu Jugor, Zeke tha se muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës së tij dhe se ai gjithmonë po kërkon ta çojë pasionin e tij në nivelin tjetër.

Ai tha se interpretimi në The Voice ishte deri tani “hapi më i madh” që ka ndërmarrë.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Unë gjithmonë kam pasur një dashuri për muzikën dhe gjithmonë më ka pëlqyer të këndoj. Dhe duke shkuar në ‘The Voice’, ajo dalje më e mirë sesa në skenën e madhe para të gjithëve në Australi”, tha ai.

“Unë kam bërë koncerte të vogla dhe gjëra të tilla më parë. Dhe kjo është një lloj koncerti përfundimtar. Isha shumë i emocionuar të ngrihesha dhe të këndoja para të gjithëve, dhe gjithashtu të tregoja historinë time dhe të vendosja qytetin tonë të vogël këtu në hartë”, tha ai.

Duke folur shumë për qytetin e tij të lindjes, Zeke tha se “nuk kishte asgjë tjetër që dikush mund të kërkojë”.

Reagimi befasues i Rita Orës kur konkurrentja në "The Voice Australia" këndon këngën e saj në audicionet e fshehura
Lexo po ashtu Reagimi befasues i Rita Orës kur konkurrentja në "The Voice Australia" këndon këngën e saj në audicionet e fshehura

“Edhe pse është një qytet i vogël, unë isha gjithmonë i rrethuar nga njerëz që ishin më të rinjtë”, tha ai.

“Shtëpia ishte gjithmonë e mbushur. Aty ishin gjithmonë vëllezërit e motrat e mi dhe ne gjithmonë kishim miq në të”, shtoi ai.

“Ne thjesht jetojmë në pjesën më të mirë të Australisë këtu poshtë. Ne kemi plazhe nga të gjitha anët dhe jemi jashtë pronës ku është absolutisht e mrekullueshme”, thotë Zeke. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori