LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ngushëllon kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit çek

Konjufca ngushëllon kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit çek

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růzicka, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.

“Shkëlqesia Juaj,

Më dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Senatit dhe mikut tonë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jaroslav Kubera.


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju, popullin tuaj dhe familjen Kubera.

Z. Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës.

Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në Bashkimin Evropian.

Lutjet tona shkojnë së bashku me popullin e Republikës së Çekisë dhe familjen Kubera.

Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj“, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjuf, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori