Familjarë të personave të pagjetur kanë vendor kurora lulesh sot pranë obeliskut të personave të zhdukur në sheshin e Prishtinës. Ata kanë kërkuar që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë se ku ndodhen më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Në homazhe, familjarëve u janë bashkuar edhe përfaqësues të institucioneve, në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, që për herë të parë u paraqit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili tha se Serbisë duhet që kjo çështje t’i vihet kusht në negociata.
Familjarët, të lodhur në 20 vjet pritje për një lajm se ku ndodhen eshtrat e më të dashurve të tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, dolën sot për përmbyllur vitin 2019 me kërkesën e vetme që kanë tash e dy dekada, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ata thonë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e di se ku ndodhen trupat, andaj, ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion për ta mbyllur këtë çështje.
“Çdo nënë, edhe frymën e fundit kur e jep, e jep për fëmijë, mendon atë frymë kur e jep e bën për fëmijë. Do të bëhet aq sa mundet, dhe ne nuk do të rrimë, ne duhet hala të bashkohemi, por e kam një mesazh shumë të madh, pash Zotin ju që nuk i keni lënë fëmijët të kenë bredhin në shtëpi, lëreni le të kënaqen nesër”, tha Bajram Qerkinaj, i cili drejton shoqatën “Zëri i Prindërve”.
Atyre iu bashkua edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se në të ardhmen duhet të bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke theksuar që kjo çështje të jetë një lloj kushti në negociatat me Serbinë.
“Është bërë njëfarë përpjekje që fati i tyre të zbardhet, por mendoj që në të ardhmen duhet të bëhet më shumë, edhe prej institucioneve të Kosovës, edhe prej çdo zyrtari politik e institucional të shtetit, e të Republikës së Kosovës, që ta ngrisin zërin kudo që jemi, edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë, që kjo të jetë një lloj i kushtit i Republikës së Kosovës që ata të cilët janë përgjegjës dhe fajtor për humbjen e jetës dhe për zhdukjen e familjarëve dhe më të dashurve tanë, të japin përgjegjësi së pari para drejtësisë, dhe të kthehen trupat e familjarëve tuaj. Ne gjithmonë do të përpiqemi të jemi në krye të detyrës që të bëjmë atë që kërkohet prej nesh”, tha ai.
E Jahja Lluka, koordinator për personat e pagjetur në Qeverinë Haradinaj tha se derisa të gjendet edhe personi i fundit, institucionet nuk duhet të pajtohen me askënd.
“Ju me siguri jeni të pakënaqur, edhe me institucionet, edhe me qeverinë edhe gjithë të tjerët, derisa pritni tani 20 vjet për të afërmit tuaj, derisa nuk gjendet edhe njeriut i fundit institucionet e Kosovës nuk duhet të pajtohen me askënd. Krimi nuk plaket, mund të mashtrohet dikush, mirëpo kemi shumë punë së bashku me ju, me të gjithë institucionet, besoj mundemi me bë më shumë. Këtë vit kemi pas 27 gërmime, fatkeqësisht kemi vetëm 11 gjetje, për arsye se shpeshherë po kemi informata të gabuara. 21 vjet ka ndryshuar shumëçka, përveç terrenit, edhe memoria e njerëzve normalisht që dobësohet, por ne nuk do të ndalemi”, tha ai.
Ndërsa Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, tha se Serbia e di adresën e ndodhjes së tyre, veçse duhet një presion ndërkombëtar.
“Adresën e dimë, andaj po e përsëris, bashkësia ndërkombëtare ka rol të veçantë dhe mund të na ndihmojë në presionin që mund t’i bëhet atyre të cilët e dinë dhe kanë mundësi me i gjet ata që janë të zhdukur gjatë luftës”, tha ai.
Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?