LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

Konjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

Në vazhdën e takimeve në SHBA, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim të veçantë me kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve (HDP), Vern Buchanan.

Në një bashkëbisedim të hapur e miqësor, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryetari i HDP-së, Buchanan, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.


Ata po ashtu ndanë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit të kryetarit, Ilir Kërçeli.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori