LAJMI I FUNDIT:

Konjufca kritikohet nga LDK, nuk e përmendi kontributin e Rugovës gjatë fjalimit në Tiranë

Konjufca kritikohet nga LDK, nuk e përmendi kontributin e Rugovës gjatë fjalimit në Tiranë

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se kryekuvendari Glauk Konjufca nuk e ka përmendur askund në fjalimin e tij të sotëm në mbledhjen e përbashkët të parlamentit të Kosovës dhe të Shqipërisë, kontributin dhe punën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, për pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar edhe liderët tjerë politikë se në fjalimet e tyre nuk përmendën Rugovën.

“Historia nuk është përplotësuese e dëshirave momentale të politikanëve të rëndomtë. Ajo nuk mund të shërbejë si ideologji e interesave ditore. Harrimi i qëllimshëm i saj është përpjekje për ta manipuluar vetëdijen kolektive të një kombi. Diçka që nuk e toleron sidomos studimi i filozofisë. Ajo s’mund të rishkruhet. As të shtrembërohet dhe deformohet. Ajo duhet të njihet siç ka qenë. Të respektohet e promovohet si vlerë”.


“Ndaj e shoh të pavend dhe ofenduese, që në fjalimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk u përmend askund kontributi madhor i atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova”.

Sipas Halimit anashkalimi i presidentit historik nga fjalimet e liderëve nuk tregon asgjë tjetër, pos vogëlsi.

“Figurat e rëndësishme e kontribuese për lirinë e pavarësinë e vendit, duhet t’i tejkalojnë inatet apo ideologjitë personale e partiake, duke e pasqyruar saktë të kaluarën tonë të përbashkët”, ka shkruar Halimi.

Edhe nënkryetarja e LDK-së Shqipe Mjekiqi ka qenë kritike ndaj Konjufcës për mos përmendjen e Rugovës.

Ajo ka thënë se kjo nuk mund të ketë qenë rastësi.

“Të flasësh me aq zell për gjithë figurat e ndritura të kombit shqiptar e të mos përmendësh prijësin e pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili e jetësoi e me këtë edhe i dha fund përpjekjeve shumëvjeçare të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi nuk mund të jetë i rastësishëm”, ka shkruar nënkryetarja e LDK-së Shqipe Mjekiqi.

“Historia as nuk ndryshohet e as rishkruhet me një fjalim në Kuvend. Kontributi i Dr. Ibrahim Rugovës si dhe i shumë figurave tjera është përtej ndasive partiake e ideologjike. E një Qeveri që përfaqëson gjithë popullin nuk e paraqet historinë e vet njëanshëm”, ka vijuar tutje ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori