LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Deklarata Kushtetuese është edhe sot shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes

Konjufca: Deklarata Kushtetuese është edhe sot shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Deklarata Kushtetuese e Kosovës para 33 viteve u bë zë unitar i përcaktimit të vullnetit politik të popullit shqiptar.

“Sot bëhen 33 vite nga 2 korriku i vitit 1990, nga Deklarata Kushtetuese e Kosovës që u bë zëri unitar i përcaktimit të vullnetit politik të popullit shqiptar në Kosovë, në kuadrin kushtetues si akt vendimtar i përpjekjes historike kombëtare dhe i demokracisë autentike të popullit të Kosovës, brenda një procesi të pandalshëm për liri dhe pavarësi”.

Tutje, ai ka shtuar “në këtë akt shpaloseshin parimet afirmative për vetëvendosje të popullit dhe barazi mes kombeve, përballë regjimit të Serbisë që përmes shtypjes dhe represionit ruante dhunshëm asimetrinë mes rendit të qartë faktik dhe një përcaktimi juridik jashtë realitetit”.


“Pikërisht në këtë mospërputhje radikale, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut do të prodhonte atë çarje politike, prej ku pasoi dhe Kuvendi i Kaçanikut më 7 shtator 1990, kur Kosova shpallej republikë, Referendumi i vitit 1991 për pavarësi, zgjedhjet e para të vitit 1992 dhe lufta e UÇK-së për liri; e deri te shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të 2008-ës.

Deklarata Kushtetuese është edhe sot shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur një popull i vendos ligjin vetvetes; se si kjo shënon përcaktim të drejtësisë në raport me vetveten dhe të barazisë në raport me tjetrin”, është shprehur Konjufca.

Ai ka shtuar se “nderimet më të larta për delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 2 korrik 1990, me aktin e tyre vendosën një nga gurët themelorë nëpër të cilët ka ecur lufta e lavdishme e popullit tonë për liri dhe pavarësi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori