LAJMI I FUNDIT:

Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në

Kongresmeni amerikan Eliot Engel: Kosova duhet ta ketë armatën e saj, krahë për krahë me SHBA-në

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, vlerësoi se Kosova ka ecur përpara përderisa uroi dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Engel tha se ka qenë mjaft e vështirë që Kosova të arrijë këtë ditë dhe se ka ende sfida përpara që të bëhet pjesë e BE-së dhe OKB-së, përderisa përgëzoi arritjen e marrëveshjes për demarkacionin.

“Kosova ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë. Përgëzoj presidentit Hashim Thaçi dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për marrëveshjen për demarkacioni dhe shpresoj se do të ratifikohet në kuvend”.


“Dëshiroj që kjo qeveri të përballet me korrupsionin, dëshiroj ta shoh një vend ku ka energji të pastër, të ketë një armatë multietnike, prosperitet, demokraci dhe paqe” është shprehur Engel gjatë fjalimit të tij në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës.

Kongresmeni amerikan është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, në veçanti për të rinjtë e këtij vendi.

Ndërkaq, Engel ka folur rreth krijimit të Ushtrisë duke thënë se Kosova ka nevojë për një armatë që do të jetë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen.

“Kam qenë nëpër tërë botën si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme por askund në botë nuk ka miq SHBA-ja, sic ka në Kosovë. Ky vend duhet ta ketë një armatë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen në botë”, ka theksuar ai.

Eliot Engel, i cili sot feston ditëlindjen, duke iu referuar dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës tha se “kjo është dhurata më e mirë që do të mund ta merrja”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori