LAJMI I FUNDIT:

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i dhënë fund njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Vladimir Putinit si president i Rusisë, nëse mbetet në pushtet pas vitit 2024.

Kjo kërkesë vjen pasi në muajin prill, Putin kishte nënshkruar një ligj që i jep të drejt atij të drejtën për të kërkuar dy mandate të tjera në detyrë.

“Kongresisti Steve Cohen, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit, së bashku me kongresistin Joe Wilson nga Karolina e Jugut, prezantuan një rezolutë të Kongresit për t’i dhënë fund njohjes së Vlladimir Putinit si president i Rusisë pas 7 majit 2024, nëse autokrati mbetet në pushtet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Cohenit.


Kjo rezolutë, pretendon se parregullsitë në zgjedhjet ruse e kanë mbajtur Putinin në pushtet dhe vazhdimi i tij në detyrë përtej vitit 2024 do të ishte i paligjshëm.

Putini nënshkruan ligjin që ia lejon të rizgjidhet president deri në vitin 2036
Lexo po ashtu Putini nënshkruan ligjin që ia lejon të rizgjidhet president deri në vitin 2036

Në një referendum të mbajtur verën e kaluar, më shumë se 78 për qind e rusëve që morën pjesë, votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese që lejon mbajtjen në pushtet të Putinit në më shumë se dy mandate.

Nëse rizgjedhja e Putinit do të bëhet sipas Kushtetutës së re, ai do t’ia kalonte Josef Stalinit si udhëheqësi rus më jetëgjatë që nga Pjetri i Madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori