Sado që jenë të gabuara të jenë kërkesat polake për dëmshpërblime: Me refuzimin e tyre nuk zgjidhet problemi: Gjermania duhet të paguajë për shkatërrimin dhe vrasjet masive të Luftës së Dytë Botërore. Kërkesa vjen nga Varshava herë pas here, që nga rënia e komunizmit. Nga koha kur qeveris partia e djathtë “Ligj dhe Drejtësi”, ajo dëgjohet më shpesh.
Berlini i hedh poshtë me të njëjtat argumente kërkesat nga Varshava. Frank Walter Steinmeier, kur ishte ministër i Jashtëm, e bëri të qartë se çështja e dëmshpërblimeve të luftës është mbyllur nga ana juridike dhe politike në Gjermani. Po, nga ana juridike mund të jetë mbyllur kjo çështje, por politikisht aspak. Këtë e bëri të qartë edhe njëherë presidenti polak, Andrzej Duda në Berlin. Në asnjë analizë gjermane nuk harrohet të përmendet se qeveria e djathtë konservatore çështjen e dëmshpërblimeve e përdor për të ndezur ndjenjat antigjermane, që ajo me dëshirë kërkon të largojë vëmendjen nga akuza se reforma polake në drejtësi shkel parimet evropiane. Ky argument është i qëlluar, po i ikën thelbit të problemit.
Si në Poloni ashtu edhe në Gjermani, tmerri dhe krimet e Luftës së Dytë Botërore janë më të përbuzshmet, por këndvështrimet për to janë të ndryshme. Në Gjermani dhe në vendet perëndimore interpretimit thjesht kombëtar që ishte tipik pas fundit të luftës, ia ka zënë vendin një qëndrim më politik. Askush nuk përmend më një karakter gjerman kombëtar, kur flitet për nazistët dhe Holokaustin, dhe shumë pak i kërkojnë rrënjët e së keqes tek historia prusiane dhe idealizmi gjerman.
Në Poloni ky zhvillim shkoi në kah të kundërt. Në kohën e komunizmit për “gjermanët” si kriminelë nazistë flitej pak, edhe për shkak të marrëdhënies me shtetin socialist vëlla RDGJ. Fajin e kishte më shumë “krahu më agresiv i kapitalit monopolist”. Një interpretim i rrezikshëm, që mund të përdorej kudo në botë pasi nuk njihte asnjë kombësi. Por, sidomos në Poloni, regjimi pushtues gjerman kishte ngjyresë nacionale – polakëve, “racës së ulët sllave”, sipas ligjërimit nazist, u duhej vulosur kompleksi i inferioritetit, ata duhej të ishin thjesht një popull skllav, pa dinjitet, pa elitë të vetën, me arsim bazik, thjesht sepse ishin polakë. Gjashtë milionë viktima nga 35 milionë vetë, një përqindje më e lartë, se në çdo vend tjetër të Evropës.
Para këtij sfondi kaq emocional, nuk të habit që këto vite të tmerrshme perceptohen në Poloni vetëm në kategori kombëtare. Çdo lloj kritike, çdo akuzë, e sidomos çdo lloj kritike nga Gjermania në Poloni mban erën e nazizmit. Dhe së fundmi edhe në kthimin e në të kundërt të marrëdhënies viktimë-kriminel: Në Gjermaninë e sotme, kështu ndjehet këtu, tendencat autoritare dhe nacionalizmi virulent në Hungari e Poloni asociohet me kohën e nazizmit. E formuluar me ekzagjerim nga pikëpamja gjermane ishin antisemitistët ata që vranë hebrenjtë. Nga pikëpamja polake ishin gjermanët ata që i vranë hebrenjtë. Kush hap mbi tryezë faktet historike do t’u jepte të drejtë polakëve.
Ndërsa një konkluzion tjetër i jep të drejtë Berlinit: Në Bashkimin Evropian kërkesa për dëmshpërblime nuk është më adekuate. Bashkësia evropiane ishte që nga fillimi qëllimisht një aleancë ahistorike e fitimtarëve dhe humbësve të Luftës së Dytë Botërore, e viktimave dhe autorëve. Larjet e llogarive kombëtare do ta kishin shkatërruar menjëherë këtë bashkësi- krijesë të brishtë.
Francezëve pajtimi me agresorët gjermanë u dha të drejtë: Fundi i një armiqësie të vjetër është shpërblyer me stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik. Polakëve u mungon kjo përvojë: ata kanë përvojën, që si fitimtarë moralë ata vuajtën nën pasojat e luftës edhe për disa dekada më pas, shumë më tepër se gjermanët, humbësit moralë.
Kërkesa për dëmshpërblime, megjithëse është e kuptueshme, të çon në rrugë të gabuar. Për Gjermaninë nuk mjafton ta refuzojë këtë kërkesë, e këtu nuk bëhet fjalë vetëm për tonin e përdorur. Nëse merren parasysh si model rezultatet e pajtimit gjermano-francez, duhet thënë se me zgjerimin në Lindje është e lidhur edhe një detyrë – afrimi i standardeve jetësore të anëtareve të rinj me mesataren e anëtarëve të vjetër te BE. Ky afrim standardesh ka ngecur prej vitesh.
Nëse vazhdohet kështu, zgjerimi mund të kthehet në problem. Kërkesa utopike për një dëmshpërblim në vlerë 690 miliardë euro, siç e ka ngritur raportuesi në Sejm, të shton dyshimin, se ajo nuk është menduar ashtu fjalë për fjalë. Pikërisht për këtë kërkohet një përgjigje e pastër morale dhe politike. Suksesi i Polonisë është një çështje e bashkësisë. Ky duhet të jetë mesazhi: Idetë për ndëshkimin e Polonisë apo vendeve të tjera evropianolindore me mosdhënien e fondeve të BE apo ndëshkime të tjera financiare vetëm se do ta keqësonin situatën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj