Arsimtari, publicisti, gazetari dhe shkrimtar shqiptar Petro Marko, lindi në fshatin Dhërmi, më 25 nëntor 1913, nga prindërit Marko e Zoica, por u rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros, por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.
Pasi kreu filloren në vendlindje më 1924, shkoi në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati si drejtor arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin. Në këtë shkollë jepnin mësim dhe shumë mësues italianë.
Pasi kreu shkollën u dërgua në Tiranë, ku takoi Hilë Mosin, asokohe ministër Arsimi. U caktua mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit.
Më 1934 ishte pjesë e Grupit Komunist të Tiranës, duke marrë pjesë në takimet e të cilit pa ditur se kush ishte kryetari. Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me shtypin e majtë, nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi.
Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petro i jepte nxënësve literaturë komuniste. Ndaj, u detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz, ku bie në kontakt me emigrantët politikë të atjeshëm me në krye Omer Nishanin. Pastaj niset për në Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin, që ishte larguar që fëmijë nga fshati. Atje hyn në Fakultetin e Letërsisë, ku i takoi të kishte fërkime me rektorin, i cili ia njihte për turp Petros që si himarjot të ishte mësues i shqipes. Për këtë Petroja ia ktheu: “Turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit!…”! Ky reagim bëri që të përjashtohet nga fakulteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri