Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist,ka njoftuar se sot në orën 17:30 bashkë me aktivistë tjerë të pavarur, do të organizojë marsh në solidaritet me popullin palestinez në sheshin Zahir Pajaziti dhe vazhdon deri te Qeveria e Kosovës.
“Këtë të enjte ne mblidhemi në shesh për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe solidaritet mbarëkombëtar me popullin palestinez.
Për më shumë se një muaj, Izraeli është duke e mbajtur nën terror popullin palestinez. Vetëm brenda kësaj periudhe, shteti izreaelit ka vrarë mbi 11 mijë palestinezë prej tyre rreth 4,000 fëmijë, ka bombarduar spitale, ka dëbuar, burgosur e lënë pa ushqim, rrymë e shërbime tjera elementare, duke ua bërë jetën të papërballueshme shumicës tjetër që vazhdojnë të jenë gjallë në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje në njoftim theksohet se dhuna sistematike dhe masakrimi i popullit palestinez është episodi më tragjik i njerëzimit në këtë shekull, dëshmitare/ë të se cilës jemi të gjitha/ë.
“Një popull i tërë, toka e të cilëve është kolonizuar, është duke u mbajtur nën terror. E përderisa ky popull, gjysma e të cilit në Gaza janë fëmijë, po gjëmon nga vuajtjet, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur a të paanshëm. Ne nuk mund t’i mbyllim sytë karshit vrasjes e torturimit të tyre. Neve nuk duhet e as nuk mund të na heshtojnë propagandat dhe rreshtimet e institucioneve dhe shteteve evropiane në anën e Izraelit gjenocidal.
Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe çdo civil të pafajshëm izraelit. Megjithatë, ndonëse kundërshtojmë politikat dhe krimet e Hamasit, ne nuk i bashkojmë zërat tanë me ata që në emër të barazimtarive janë duke u shndërruar në financues të gjenocidit ndaj Palestinës”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, ka shtuar se “ne ngrihemi në këmbë dhe thërrasim në solidaritet dhe mobilizim ndërkombëtar për ta kundërshtuar dhe ndalur luftën ndaj palestinezëve. Njëherit, duke denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si pozicione pro-gjenocidale, ne kërkojmë përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror. Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të enjtën dhe përherë!”
“Gjithmonë me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për liri, dekolonizim dhe jetë pa dhunë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?