Kroacia zyrtarisht e ka konfirmuar largimin e sulmuesit të Milanit, Nikola Kalinic.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se i nevojiten lojtarë të gatshëm.


Ai ka refuzuar të futet në lojë në vend te Mario Mandzukic në ndeshje me Nigerinë.

4D29017B00000578 5856029 image m 28 1529320906815

Por Kalinic nuk është i pari që përjashtohet për arsye disiplinore ose të tjera.

"Në marrëveshje me stafin teknik, kryetrajnerin Zlatko Dalic, ne kemi vendosur që ta largojmë Nikola Kalinić nga skuadra në Kampionatin Botëror. Kalinic e ka lënë kampin në Roshchino të hënën për tu kthyer në Kroaci”, thuhet në njoftimin e federatës.

Willie Johnston - Skoci, Argjentina 1978

Skocia luante ndeshjen fillestare ndaj Perus në kampionatin e vitit 1978 në Argjentinë,  ku Johnston doli pozitiv në testet e dopingut dhe u përjashtua.

GettyImages 457956508

Ai u përjashtua përgjithmonë nga Kombëtarja e tij.

Diego Maradona - Argjentina, SHBA 1994

Maradona i zhvilloi vetëm dy ndeshje duke shënuar një gol ndaj Greqisë, por doli pozitiv në testin e dopingut, pasi kishte përdorur efedrin (ephedrine).

GettyImages 227810

Në autobiografi, Maradona thotë se trajneri personal i kishte dhënë pa vetëdije.

Roy Keane – Republika e Irlandës, Kore/Japoni 2002

Kapiteni Keane u dërgua sot në shtëpi pasi kritikoi përgatitjet e trajnerit para turnet.

GettyImages 1055607

McCarthy pas përjashtimit tha: "Unë nuk mund dhe nuk do të lejoj që të flas me mua në atë nivel, kështu që e dërgova në shtëpi".

Nicolas Anelka - Francë, Afrikë e Jugut 2010

Anelka u dërgua në shtëpi pasi u raportua se e sulmoi trajnerin Raymond Domenech pas pjesës së parë kundër Meksikës ku ishin duke humbur 2-0.

Incidenti u raportua më vonë nga mediat dhe lojtari nuk pranoi të kërkojë falje publike, ku u dërguan në shtëpi.

GettyImages 101991054

Ditën tjetër, pjesa tjetër e skuadrës nuk pranoi të shkojë në stërvitje duke protestuar kundër dëbimit të Anelkës. /Telegrafi/

telegrafi sport app