Telegrafi kishte raportuar ekskluzivisht për mos aktivizimin e Astrit Selmanit në ndeshjet e muajit shtator për Kosovën.

Redaksia jonë kishte kuptuar se sulmuesi nga Kosova nuk kishte pasaportë dhe nuk kishte të drejtë të luaj.


Tani ky lajm i Telegrafit është konfirmuar edhe nga menaxheri i Kosovës, Bajram Shala dhe trajneri Bernard Challandes.

IMG 2209

Shala fillimisht ka thënë se Kosova nuk ka rrezikuar asgjë me mosaktivizmin e Selmanit në fushë.

“Kosova nuk ka rrezikuar asgjë dhe për këtë arsye Astrit Selmani nuk ka luajtur sepse ka qenë në bankën e rezervistëve".

"Selmani tani e ka marrë pasaportën dhe është gati për ndeshjet e këtij muaji. Nëse një lojtar që nuk e ka pasaportën dhe nuk luan nuk ka asnjë rrezik apo penalizim”, tha Shala.

Screenshot 1 11

Tutje trajneri Bernard Challandes ka folur se pse Selmani ka dalë në nxehje kur nuk ka pasur të drejtë loje.

“Astriti ishte me ekipin dhe ishte shumë i lumtur që ka stërvitur me ekipin. Nuk ka qenë e lehtë për të kur e ka kuptuar se nuk do të luajë, por ai ka dashur të jetë me pjesën tjetër të ekipit dhe të stërvitet. Natyrisht, ka qenë i dëshpëruar por ka qenë e pamundur të luajë".

"Unë jam kritikuar se nuk e kam futur, por situata ishte e tillë. Me rëndësi, është që Selmani të jetë pjesë e integruar e ekipit. Deri në momentin e fundit kemi pritur që të pajiset me pasaportë, por nuk ndodhi. Kështu që, tani është gati”, /Telegrafi/

telegrafi sport app