LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: iPhone 6s dhe 6s Plus sjellin nga 2GB RAM

Konfirmohet: iPhone 6s dhe 6s Plus sjellin nga 2GB RAM

Apple javën e kaluar prezantoi modelet e reja të iPhone, përkatësisht gjeneratën e re të telefonave iPhone 6S dhe 6S Plus.

Telefonat e mençur të Apple filluan shitjet me para-porosi të shtunën dhe do të fillojë të paraqiten në dyqanet e kompanisë më 25 shtator.

Apple prezantoi shumicën e specifikave për iPhone-ët e saj të ri, edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar se me sa RAM do të vijnë modelet e reja të telefonave të saj të famshëm.

Ne dëgjuam më parë se iPhone 6S dhe 6S Plus vijnë me 2GB RAM, dhe kjo tani është konfirmuar nga 7GM, i cili gjithashtu konfirmoi se iPad i ri Pro vjen me 4GB RAM.


Kjo është dyfishi i RAM që ishte në iPhone 6 dhe 6 Plus. Lajmi u zbulua në Twitter nga zhvilluesi Hamza Sood.