Lionel Messi ka filluar t'i marrë hapat e parë për largim nga Barcelona dhe duket se këtë e dëshiron sa më parë.

Në fundjavën që shkoi skuadra katalunase, nën drejtimin e Ronald Koemanit publikoi planprogramin se në cilat ditë do të stërviteshin.


Por, ylli 33-vjeçar nuk ishte paraqitur në testet për Coronavirus, ndërsa sot mungoi edhe në stërvitje.

messi 2 2

Gjashtë herë fituesit i Topit të Artë po e kërkon me ngulm largimin nga Blaugranasit, pas turpërimit në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, ku humbën 8-2.

Kjo pasoi me shkarkimin e Quique Setienit dhe emërimi i Koemanit që telefonoi Luis Saurezin për t'i thënë se nuk është në planet e tij.

Më pas, trajneri holandez i bëri të ditur edhe Messit se privilegjet në klub i kanë mbaruar dhe duhet të sillet vetëm si kapiten dhe si lojtarët e tjerë.

Kjo ka acaruar argjentinasin dhe tani lojtari e do me ngulm kalimin te Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app