LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Konfirmohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Datat dhe oraret për çerekfinalet e Kupës së Italisë janë konfirmuar tashmë, me Derby della Madonninan mes Milanit dhe Interit që do luhet më 27 dhjetor.

Në Kupën e Italisë tanimë kanë mbetur vetëm edhe tetë skuadra dhe po dihet katër çiftet çerekfinale.

Roma mposhtet në Olimpico nga Torino, eliminohet nga Kupa e Italisë (Video)
Lexo po ashtu Roma mposhtet në Olimpico nga Torino, eliminohet nga Kupa e Italisë (Video)

Çerekfinalet po afrojnë dhe me të edhe katër ndeshje interesante që kanë ngjallur interesim të madh tek shikuesit.


Në këto katër çifte çerekfinale ka dy derbi të qytetit, me Milanin dhe Interin përballë tyre dhe Juventusin që mirëpret Torinon.

Derby della Madonnina nuk luhet, por fitohet!

Derbi mes skuadrave nga Milano i njohur si “Derby della Madonnina” pritet të luhet me datë 27 dhjetor, ndërsa ai i Torinos i njohur si “Derby della Mole” do luhet më 3 janar 2018.

Edhe derbi i Torinos gjithmonë luftohet deri në fund!

Sot datat dhe oraret e ndeshjeve janë konfirmuar zyrtarisht, me një ndeshje në “Boxing Day” mes Lazios dhe Fiorentinas, ndërsa Napoli dhe Atalanta do luajnë më 2 janar të 2018.

Çiftet, datat dhe ora e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Lazio-Fiorentina, 26 dhjetor (21.00)

Milan-Inter, 27 dhjetor (20.45)

Napoli-Atalanta, 2 janar (20.45)

Juventus-Torino – 3 Janar (20.45)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori