Komuna e Tetovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdojnë punimet për stadiumin

Punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës nuk janë ndërprerë asnjë herë pavarësisht vendimit të qeverisë së ish kryeministrit Talat Xhaferi. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i komunës, Albion Alili një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve për stadiumin e Tetovës.
“Gjykata Kushtetuese vetëm se e ka konfirmuar atë që e deklaruam se vendimi i qeverisë me në krye Talat Xhaferin ka qenë tendencioz dhe në dëm të qytetit nga qeveria në ikje. Punimet në stadium vazhdojnë dhe jemi në fazën e parë ku gjithçka shkon sipas planit dhe presim për tre vite edhe të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit. Edhe pse ka vetëm dy javë që jemi pjesë e Qeverisë, megjithatë mund të themi se tani do jetë shumë më lehtë të investohet se sa kur ishim vetëm pjesë e pushtetit lokal”, tha Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Edhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili para se të merrte këtë detyre ishte kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, e ka komentuar vendimin e Kushtetueses. Ai ka sqaruar se nisma për ndërtimin e stadiumit nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore dhe ka njoftuar se punimet do të vazhdojnë.
“Po të kishte pasur aty ndonjë shkelje apo keqpërdorim, ata, jo vetëm me policinë financiare, por edhe me policë normal do të na rrinin çdo ditë tek dyert e komunës dhe nuk do lejonin që të punojmë. Andaj gjykata kushtetuese e konfirmoi vetëm se atë që kemi pasur të drejtë”, u shpreh Besar Durmishi. Ministër i ekonomisë.
Qeveria teknike e Talat Xhaferi, në ditët e fundit të saj, kërkoi nga Kushtetuesja mendim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave sa i përket Stadiumit të Tetovës, i cili nëntë vite më parë iu dha në shfrytëzim të përhershëm komunës së Tetovës. Shkak për nismën në Gjykatën Kushtetuese ishte dhënia e stadiumit nga komuna e Tetovës në menaxhim të Ndërmarrjes për Transport, për çka edhe në maj, u soll vendimi për ndërprerjen e punimeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania