LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° clearsky_night

Komuna e Prizrenit përuron tri mini-parqet e rirregulluara për komunitetin

Komuna e Prizrenit përuron tri mini-parqet e rirregulluara për komunitetin

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të gjelbra publike tani e tutje mund të shfrytëzohen nga banorët për relaksim.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë vizitës në mini-parkun te Sheshi “Ramë Bllaca” ka theksuar se hapësirat e tilla përmirësojnë cilësinë e jetesës për qytetarët.

“Pas kërkesave të banorëve të lagjes për të bërë zgjidhje, kemi vendos ta bëjmë një park me hapësira të gjelbra dhe ulëse për qytetarët, pasi konsiderojmë se kjo ndikon në përmirësim të cilësisë së jetës në këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Totaj.


Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të vazhdojë investimet në projektet e ngjashme pasi “Agjenda e Gjelbër është një prej prioriteteve”, dhe njëherësh hapësirat e gjelbra publike shfrytëzohen nga qytetarët për të kaluar kohën dhe për tu relaksuar.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka theksuar se krahas mini-parkut te Sheshi “Ramë Bllaca”, janë rregulluar edhe mini-parqet në lagjen “Kurillë” dhe në rrugën “Reshat Karjagdiu”, me ç’rast kostoja e këtyre investimeve i afrohet 200 mijë eurove.

“Në procedurë tenderuese janë edhe katër parqe tjera në kuadër të qytetit të Prizrenit, me synimin që të hartojmë projekte për parqe rekreative e sportive edhe në vitin 2025”, ka deklaruar Lamaj.

Sipas të dhënave zyrtare, rirregullimi i parkut te Sheshi “Ramë Bllaca” ka kushtuar mbi 65 mijë euro, pastaj parku te sheshi “Mustafa Kemal Ataturku” në lagjen “Kurillë” mbi 35 mijë euro dhe parku në rrugën “Reshat Karjagdiu” mbi 86 mijë euro. Ndërkaq parku afër çerdhes “Yllka” nuk është realizuar ndonëse për këtë hapësirë publike ishin planifikuar 110 mijë euro, dhe ndërkohë ngastra i është dhënë në shfrytëzim një organizate jo-qeveritare për ndërtimin e kuzhinës popullore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pak ditë pasi u shpall fitues i Big Brother - Gjesti fshin të gjitha postimet nga Instagrami

Pak ditë pasi u shpall fitues i Big Brother - Gjesti fshin të gjitha postimet nga Instagrami

Magazina
Një vajzë gjendet pa shenja jete në tarasën e banesës në Pejë

Një vajzë gjendet pa shenja jete në tarasën e banesës në Pejë

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Politikë
Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Lajme
Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Azia
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Kalo në kategori