LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Pejës paralajmëron masa ndaj qytetarëve që frekuentojnë Grykën e Rugovës

Komuna e Pejës paralajmëron masa ndaj qytetarëve që frekuentojnë Grykën e Rugovës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Pejës, Leutrim Murtezaj ka thënë se do të merren masa ndaj qytetarëve të cilët frekuentojnë Grykën e Rugovës në Komunën e Pejës.

Një lajm të tillë drejtori Murtezaj e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka shtuar se inspektorët në Grykën e Rugovës kishin parë një masë të madhe të njerëzve, për çka sot janë paralajmëruar se ndaj tyre në të ardhmen do të ndërmerren masa.


“Ende nuk është paraparë masa ndëshkimore ndaj tyre mirëpo në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë kemi me ndërmarra masa me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, se ka informata sipas inspektorëve dhe policisë, numër i madh i qytetarëve po del. Nesër kemi mu marrë më shumë me këtë dhe përmes policisë do të ndërmarrim masa për mos me leju me shku naltë”, ka thënë Murtezaj.

Ndryshe, në faqen zyrtare të Komunës së Pejës është konstatuar se mijëra qytetarë janë duke e frekuentuar Grykën e Rugovës, duke e cilësuar si veprim të qytetarëve që bie në ndesh me vendimin e Qeverisë për parandalimin e virusit.

“Sot ishim në monitorim në Grykën e Rugovës. Pamë me mijëra qytetarë që kishin dal në piknik! Ishin në grupe nga 5, 10 e 15 persona. Ishin familjarë, grupe rinore e grupe të moshuarish! Duke e pasur parasysh situatën që ndodhemi, kjo që pamë ishte një situatë jo e mirë. Kjo që pamë është sjellje plotësisht e gabuar, në kundërshtim me vendimet e qeverisë. Kjo sjellje kontribuon në fuqishëm në shpërndarjen e virusit, rrjedhimisht ka pasoja me infektimin e personave dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve! Kjo situatë nuk duhet të përsëritet”, thuhet në  njoftimin e Komunës së Pejës. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori