LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 1° cloudy

Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën “Solidar Suisse”

Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën “Solidar Suisse”

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Liridona Shabani kanë mirëpritur përfaqësuesen e organizatës “Solidar Suisse” në një takim, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe organizatës “Solidar Suisse” për implementimin e projektit “Let’s Debate Change”.

“Ky projekt ka për qëllim të ofrojë më shumë mundësi për të rinjtë e komunës sonë, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në aktivizimin qytetar. Përmes debatit dhe aktiviteteve, synohet të nxitet përfshirja aktive dhe zhvillimi personal i tyre”, thuhet në njoftim.

Projekti do të zbatohet gjatë viteve 2025-2028 në Shkollën e Mesme Teknike “Ismail Dumoshi” dhe Gjimnazin “17 Shkurti”, me qëllim krijimin e një platforme edukative që fuqizon të rinjtë dhe përgatit ata për sfidat e së ardhmes.


Ky memorandum përfaqëson angazhimin e përbashkët për të investuar në rininë, duke promovuar qytetarinë aktive dhe zhvillimin social në Komunën e Obiliqit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Netanyahu mbërrin në SHBA, fluturoi 400 kilometra më gjatë për të shmangur arrestimin

Botë
Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Premier League
Mimoza Shkodra merr vëmendjen me fotografitë e pushimeve, shfaq fizikun tërheqës

Mimoza Shkodra merr vëmendjen me fotografitë e pushimeve, shfaq fizikun tërheqës

Magazina

"Shkova në Gaza për hakmarrje dhe më pas pashë se po vrisnim gra e fëmijë", ushtarët izraelitë rrëfehen për viktimat e pafajshme

Azia
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Drejtësi

"Peja si qytet i Serbisë", MPJD reagon lidhur me rastin e tabelës sinjalizuese - mirëpret largimin e saj

Lajme
Kalo në kategori