LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 7° cloudy

Komuna e Ferizajt siguron gjenerator për t’i rikthyer në funksion qendrat e mjekësisë familjare

Komuna e Ferizajt siguron gjenerator për t’i rikthyer në funksion qendrat e mjekësisë familjare

Prej disa ditësh qendrat e mjekësisë familjare në Dardani, Nerodime e Pleshinë  në Komunën e Ferizajt nuk kanë funksionuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ndërkohë, drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt, ka intervenuar me urgjencë për të siguruar gjenerator me qëllim që qytetarët mos të mbesin pa energji elektrike.

Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë për telegrafin se pas disa ditësh që janë mbyllur këto tri qendra për shkak të mungesës së energjisë elektrike, tashmë janë rikthyer në funksion.

“Jemi obliguar me urgjencë të sigurojmë gjenerator dhe nga mëngjesi i së hënës (sot) ato janë rikthyer në funksion, por shpenzimet janë të mëdha për komunën. Ne kemi reaguar edhe publikisht ndaj KEDS-it lidhur me mungesën e energjisë elektrike, por pa sukses. Tashmë të gjithë qytetarët mund të marrin shërbime në këto qendra pasi që ka pasur edhe kërkesa nga qytetarët”, ka thënë Emini.


Në anën tjetër KEDS-i prej disa ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me mungesën e energjisë elektrike në regjionin e Ferizajt./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Kalo në kategori