Kompania SONY blen shumicën e aksioneve në Httpool, ja çfarë thotë drejtori menaxhues në Kosovë

IMS Internet Media Services (IMS), kompani e Sony Pictures Television Network, ka blerë shumicën e aksioneve në Httpool, rrjet ndërkombëtar i reklamimit online me prezencë në Evropën Qëndrore, Lindore si dhe në Azi.
IMS është shitës i reklamimit online dhe media e blerjeve me veprim në tregjet e Amerikes Latine.
Httpool në Kosovë është themeluar në vitin 2013 dhe qysh atëherë bashkarisht me mediat online, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut në lëmin e reklamimit në internet. Qysh nga viti 2013, Httpool në Kosovë ka qenë bashkëpuntor i ngusht i mediave online, kompanive të shumëta si dhe agjencive të reklamimit online. Gjithashtu, Httpool në Kosovë përfaqëson Twitter dhe LinkedIN në sferën e reklamimit online.
"Partneriteti me IMS e zgjeron edhe më tepër njohurinë tonë rreth botës së reklamimit online, na ndihmon edhe në zgjerimin e ofertës për klientët e partnerët tanë. Mbështetet në inovacione teknologjike, prej të cilave do të përfitojnë si klientët ashtu edhe mediat. Hapi i ardhshëm është të lansojmë Httpool digital akademinë rreth platformave digitale si Twitter, LinkedIN, Spotify dhe AdPlatforma e Httpool. IMS ka zhvilluar edhe një platformë shtesë për agjenci reklamuese, të cilën Httpool do ta shtrijë në regjionin ku vepron", ka thënë Gëzim Begolli, drejtor menaxhues i Httpool Kosovë.
Internet Media Services: Me zyrë qendrore në Miami, IMS ka zyra edhe në Brazil, Meksikë, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Panama, Peru, Ekuador dhe Uruguai.
Httpool: Me 19 zyre, Httpool përfshinë shtetet si India, Hong-Kongu, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Ukraina dhe Rusia.
Sa i rëndësishëm është partneriteti ndërkombëtar?
Gëzim Begolli: "Bashkimi i këtyre dy grupeve ka rëndësi të madhe sepse krijon avantazhe të mëdha dhe forcon pozicionin në treg si një ndër kompanitë më të mëdha në botë në sferen e marketing-komunikimit digjital. Në fakt, IMS dhe Httpool zhvillojnë mbi 25.000 fushata të reklamimit në vit si dhe ekskuzivizht përfaqësojnë Twitter, LinkedIN, Spotify, Snapchat e mbi 5.000 media tjera global e lokale.
Cilat janë benefitet për tregun lokal?
Kosova e ka shumë të lartë shprehinë e përdorimit të internetit, kjo nga fakti që ka popullatë me moshë mesatare shumë të re, e rrjedhimisht edhe entuziaste për botën digjitale.
Janë tre faktorë që Evropa Lindore dhe Qendrore qëndrojnë shumë mirë në sferën e komunikimit digjital: 1. Njohuria; 2. teknologjia dhe 3. parashikimi i së ardhmes.
Grupi ynë i zgjeruar mundëson adaptimin e zgjidhjeve dhe përvojave duke iu ofruar bizneseve lokale përmes komunikimit digjital zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
Hapi i ardhshëm është të lansojmë Httpool digital academinë rreth platformave digjitale si Twitter, LinkedIN, Spotify dhe AdPlatforma e Httpool".
Përfundimisht, ne mbështesim gatishmërinë e bizneseve dhe integrimin e shkencës përmes edukimit e përmirësimeve të vazhdueshme në ekosistemin dixhital. Kështu, Sony dhe Httpool janë të angazhuara për të investuar vazhdimisht në këto fusha.
Partneriteti me IMS ndihmon në përmirësimin e ofertës, shkëmbimin e përvojave dhe zgjidhjeve ndërkombëtare. Jep mbështetje të fuqishme dhe inovative, prej të cilave do të përfitojnë mediat lokale dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/












































