Këshilli i Bashkësisë Islame Skënderaj ka falënderuar pranarin e kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj për ndihmat që i ka ofruar për familjet e prekura nga vërshimet.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kompania “Meka Halal Food” ka dhuruar pako me pashteta në vlerë mbi 2,000 euro për familjet e prekura.


“Vazhdon ndihma për familjet e prekura nga vërshimet në pikën grumbulluese në Skenderaj. Falënderojmë Burim Piraj, pronar i kompanisë 'Meka Halal Food' i cili dhuron pako me pashteta me vlerë mbi 2.000 euro për rastet e prekura”, kanë shkruar nga Bashkësia Islame në Skënderaj.

Ndryshe, kompania “Meka Halal Food” në Skënderaj ka ndarë 3,456 copë pashteta, në Mitrovicë 3,456 copë, në Istog 1,728 copë, në Klinë 1,728 copë pashtetë. Ndërsa, në Klinë edhe në Istog pakot janë dorëzuar te Këshilli i Bashkësisë Islame. /Telegrafi/

326122394 407564841569210 8753451408513431064 n

326570500 873591037185391 5905101967906708510 n