LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane e interesuar të punësojë studentët e Infermierisë

Kompania gjermane e interesuar të punësojë studentët e Infermierisë

Kompania gjermane “Artigum” ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm të punësoj studentët e Infermierisë në UBT, nëpër klinika dhe spitale të njohura në Gjermani, njëherësh t’ju ofroj mundësinë edhe për të vijuar praktika profesionale.

Në një takim të mbajtur me studentët e Infermierisë dhe dekanin e këtij fakulteti, Fitim Alidema, drejtuesit e kompanisë thanë se Gjermania ka mungesë të profesionistëve shëndetësor, andaj janë të interesuar të angazhojnë njerëz që kanë përgatitje të lartë profesionale.

Tutje, studentët në këtë takim u njoftuan me institucionet shëndetësore në të cilat mund të punësohen, si dhe me procedurat që organet gjermane i kanë lehtësuar për qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie treguan se një grup i studentëve që njohin gjuhën gjermane brenda pak ditëve do të mund të fillojnë kontaktin e parë me përfaqësuesit e klinikave gjermane, ndërkaq të tjerët që janë të interesuar që mësojnë gjuhën, për ta është organizuar kursi intensiv.

UBT dhe kompania gjermane “Artigum” këtë vit ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunim, ku mund të përfitojnë të studentët të cilët synojnë tregun evropian të punës. /Telegrafi/

Artikulli sponsoruar

Artikull i sponzorizuar