LAJMI I FUNDIT:

Kompania FASAL në panairin e Nurenbergut

Kompania FASAL në panairin e Nurenbergut

Kompania e vetme nga trojet shqiptare po merr pjesë në panairin më të madh të dyerve dhe deitareve në Evropë, i cili është duke u mbajtur në Nurenberg të Gjermanisë.

Line Group është kompani prodhuese e dyerve, dritareve dhe fasadave. Në kuadër të saj janë kompania FASAL dhe NERO Home.

Kjo e fundit është prodhuese e dyerve të drurit, kuzhinave, dhomave të gjumit dhe enterierit në përgjithësi.

LINE Group FASAL si kompani e dëshmuar në tregu e Kosovës dhe me eksportet e saja në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, përmes këtij panairi dëshiron të jetë më afer kljentit të saj, që klientët të kenë mundësi nga afër të shohin cilësinë e produkteve nga Line Group, FASAL apo NERO Home.

Dritaret, dyert dhe fasadat e xhamit përfshi edhe dyert e brendshme e kuzhinat, janë disa nga produktet më te shitura nga LINE Group FASAL dhe NERO Home, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

LINE Group fton gjithë diasporën shqiptare në Gjermani të gjejnë kohë dhe të vizitojnë panairin dhe kompaninë, e të shohin nga afër produktet dhe cilësinë e tyre. Line Group ekspozon mallin e saj në Messe Nurenberg Halle 6 numër 6-358. /Telegrafi/