Ish-truproja i Kim Kardashianit, Pascal Duvier, është paditur për miliona dollarë pasi dështoi ta mbronte yllin dhe nënën e saj, kur ajo u plaçkit me armë në dhomën e hotelit, në Paris.
AIG ngriti një padi kundër Duvier dhe kompanisë së sigurisë në të cilën ai punon, për 6.1 milion dollarë – të njëjtën shumë që kompania e sigurimeve e pagoi Kardashianin për bizhuteritë që iu grabitën në mbrëmjen e 3 tetorit të vitit 2016, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
AIG tha në padinë e saj se Duvier nuk ishte aty përreth kur pesë persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan në dhomën e hotelit të Parisit Kardashian, e lidhën atë, e vendosën në një vaskë dhe më pas e plaçkitën.
Kardashian ishte në Francë në atë kohë për Javën e Modës së Parisit me motrat e saj. Para se ajo të ishte grabitur, Duvier e kishte lënë atë pa sigurim, sepse ishte duke shoqëruar Kendall Jennerin dhe Kourtney Kardashianin në një klub nate.
Sipas TMZ, kompania e sigurimeve gjithashtu pohoi se kishte një numër të shkeljeve të sigurisë që Duvier dështoi të raportonte. Për shembull, AIG tha se porta e përparme në oborrin e hotelit kishte mungesë të bllokimit. Kompania tha gjithashtu se alarmi në derë nuk ishte duke punuar.
Duvier u shkarkua si truproje e Kardashianit një muaj pas grabitjes.
AIG tha në padi se shkeljet e sigurisë i lejuan personat grabitës që të arrijnë deri në suitën e Kimit.
AIG gjithashtu gjeti gabim në portierin e hotelit ku Kim ishte akomoduar, pasi portieri në fjalë nuk kishte pasur trajnime të sigurisë, por as ai dhe as hoteli nuk janë përmendur në padi. Portieri u mbajt me armë dhe u detyrua të hapte derën e hotelit të Kardashianit.
Shuma e grabitur nga Kimi është rreth 10 milionë dollarë: para dhe bizhuteri, duke përfshirë një unazë prej 4.49 milionë dollarësh dhe një kuti bizhuterish që përmbante rreth 5.6 milionë dollarë bizhuteri. Disa orë para ngjarjes, Kim Kardashian kishte publikuar fotografi në Instagram, duke treguar disa nga bizhuteritë e saj më të kushtueshme që kishte me vete.
Personat e armatosur, të cilët e maskuan veten si oficerë të policisë së Parisit, u arrestuan përfundimisht. Udhëheqësi, 60-vjeçari Aomar ‘Old Omar’ Ait Khedache, i tha policisë se ata panë Instagramin e Kardashianit për të ditur momentin kur ajo do të mbërrinte në Paris, dhe çfarë bizhuterish do të kishte me vete.
Ai gjithashtu tha se dikush “shumë afër saj” thuhet se u tha atyre informacionin rreth vendndodhjes së Kardashianit gjatë udhëtimit.
Çifti vendosi të rivlerësojë detajet e tyre të sigurisë dhe shkarkoi Duvierin dhe disa truproje të tjerë.
Duvier, i cili ka qenë rojtar edhe i emrave të tjerë të famshëm si: Justin Timberlake dhe Ciara, kishte punuar me Kim Kardashianin dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj për katër vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë
Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait
Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Diana Tahiri rrëfen linjën e jetës - nga aksidenti me makinë që iu desh të kryente 16 operacione e deri te ëndrra që ka
Djali i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian