LAJMI I FUNDIT:

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl”, pritet të investojë në Kosovë – Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl”, pritet të investojë në Kosovë – Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin Kurti, zv. kryeministrin Bislimi dhe drejtorët e KIESA-s, ATK-së dhe Doganave të Kosovës, kanë pritur delegacionin e “Lidl” GmbH & Co KG, si kompani e njohur e dyqaneve ushqimore në botë.

Hajdari ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë “Lidl” u përshendetëm me zotimin që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë”, u shpreh ajo.


Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë  “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë  “Lidl” dhe exporte në  botë”, theksoi ministrja.

Ndryshe, “Lidl” GmbH & Co KG, është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Selia e saj kryesore ndodhet në Neckarsulm, Baden-Württemberg – kompania i përket Grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zinxhirin e hipermarketeve Kaufland.

“Lidl” është themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori