LAJMI I FUNDIT:

Kompania australiane Latitude i nxjerr sistemet jashtë linje – Policia Federale heton sulmin kibernetik

Kompania australiane Latitude i nxjerr sistemet jashtë linje – Policia Federale heton sulmin kibernetik

Firma australiane e teknologjisë Latitude Group Holdings bëri të ditur se kishte nxjerrë platformat e saj jashtë linje pasi sulmi kibernetik i zbuluar javën e kaluar mbeti aktiv, duke shtuar se Policia Federale po hetonte incidentin.

Latitude, e cila ofron shërbime të financimit të konsumatorit për shitësit me pakicë Harvey Norman dhe JB Hi-Fi, tha se sulmi dukej “i mirë-organizuar” dhe se do të rifillonte shërbimet “gradualisht gjatë ditëve në vijim”.

Javën e kaluar, firma tha se të dhënat personale, kryesisht kopjet e patentës së shoferit, të rreth 330,000 klientëve dhe aplikantëve ishin vjedhur, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Disa firma australiane kanë raportuar sulme kibernetike gjatë muajve të fundit dhe ekspertët thonë se kjo po ndodhë për shkak të një industrie të sigurisë kibernetike të pamjaftueshme në vend.

Latitude tha se Policia Federale Australiane dhe Qendra Australiane e Sigurisë Kibernetike po hetonin sulmin.

Aksionet e Latitude nuk janë tregtuar që nga 15 marsi, një ditë para se kompania të zbulonte për herë të parë sulmin kibernetik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori