LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Al Trade Center”, mbjell fidane në tri komuna të Kosovës për “Ditën e Fëmijëve”

Kompania “Al Trade Center”, mbjell fidane në tri komuna të Kosovës për “Ditën e Fëmijëve”

Me moton “E Ardhmja për të Ardhmen”,  kompania “Al Trade Center”, shënoi Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve “1 Qeshori”, me mbjelljen e disa fidanëve në tri komuna të Kosovës.

Pronari i “Al Trade Center”, Sokol Gashani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë përzgjedhur pikërisht këtë ditë pasi fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë.

Ai tha se mbjellja e këtyre fidanëve në komunat Drenas, Fushë Kosovë dhe Prishtinë u është bërë si simbolikë e kësaj kompanie që ushtron veprimtarinë e saj biznesore në këto vende .


“Sot është dita e fëmijëve më e madhja dhe më e vlefshmja. Në këtë ditë kemi përzgjedhë që të ndajmë një donacion për hir të tyre që të bëjmë një shenjë të mirë në tri komuna ku edhe ne kryesisht e zhvillojmë veprimtarin tonë, si në komunën e Drenasit, Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Prej themelimit të kompanisë jemi mundu që buxhetin e parë që e kemi pasur ta ndajmë për fëmijët, për edukimin e studentit pasi është investimi më i mirë që mund të bëjë një njeri apo një kompani”, ka thënë Gashani.

Në Prishtinë mbjellja e fidanëve bashkë me sistemin e ujitjes u bë në parkun “Dardania”, nën praninë e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti si dhe nënkryetarit Selim Pacolli.

Ahmeti falënderoi kompaninë “Al Trade Center”, për kontributin e dhënë në këtë ditë duke shpresuar që edhe kompanitë tjera të ndjekin shembullin e njëjtë.

“ Këtu jemi në mbjelljen e drunjve bashkë me kompaninë ‘Al Trade Cente’, të cilin e falënderojmë shumë. Shpresoj që shembullin e tyre ta ndjekin edhe kompanitë tjera. E veçanta e kësaj është që përveç po mbillen drunjtë kompania “Al Trade Center”, po bën edhe sistemin e ujitjes i cili nuk do të kërkoj që çdo ditë jemi këtu. Jemi këtu më fëmijët e shkollës Dardania, po i mbjellim bashkë këta drunj me qëllim që edhe ata ta kuptojnë rëndësinë e gjelbërimit  për një ambient të mirë”, theksoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se ende nuk kanë përfunduar aktivitetet e fëmijëve në kryeqytet.

“E kemi qendrën të stërmbushur me fëmijë. Si komunë e Prishtinës normal që çdo vit mundohemi që në çdo aktivitet sado pak të qëndrojmë më afër fëmijëve të cilët janë e ardhmja jonë”, u shpreh Pacolli.

Ndryshe, në komunën e Drenasit fidanët u mbollën në  shkollën fillore “ Rasim Kiqina”, ndërsa në Fushë Kosovë, mbjellja e fidanëve u bë në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, dhe në këtë ceremoni morën pjesë fëmijët e institucionit parashkollor “Linda”./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori