LAJMI I FUNDIT:

Kompania ajrore “Air France-KLM” do të “shkurtojë” 7,500 vende pune

Kompania ajrore “Air France-KLM” do të “shkurtojë” 7,500 vende pune

Kompania ajrore “Air France-KLM” planifikon të “shkurtojë” më shumë 7,500 vende pune në selinë e saj në Francë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania e dytë më e madhe në Evropë, ka njoftuar se shkarkimet do të ndodhin gjatë tre viteve të ardhshme.

Rikuperimi i linjës sipas tyre, nuk pritet të ndodhë deri para vitit 2024, kjo pasi gjatë krizës së coronavirusit, të ardhurat ranë me 95 për qind, dhe humbjet u raportuan të jenë rreth 15 milionë euro në ditë.


Ndryshe, përveç kompanisë, “Air France-KLM”, edhe prodhuesi më i madh në botë i avionëve Airbus, njoftoi ditë më parë se do të “shkurtojë” 15 mijë vende të pune. /Telegrafi/