LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Integrime Evropiane takoi ministren Hoxha, synohet koordinimi i punëve për liberalizimin e vizave

Komisioni për Integrime Evropiane takoi ministren Hoxha, synohet koordinimi i punëve për liberalizimin e vizave

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti të hënën një takim pune me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në procesin e lobimit për liberalizimit e vizave për Kosovën.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun.

Më tutje aty theksohet se duke pasur parasysh që është faza finale e vendimmarrjes së Institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) – si dhe duke pasur parasysh rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e liberalizimit të vizave – anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane shprehen vullnetin e tyre që në  koordinim me Ministrinë e Integrimit Evropian të vazhdojnë angazhimin e tyre më të shtuar në procesin e lobimit te shtet anëtare të zonës Schengen, me qëllim që ky proces sipas tyre, të përmbyllet brenda këtij viti.


“Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, si dhe ministrja Hoxha, ranë dakord se nevojitet një bashkëpunim më i theksuar i të dyja palëve, që të ketë koordinim në procesin e lobimit të vizave, në atë mënyrë që të organizohen sa më shpejt takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të merren veprimet  e duhura drejt përmbylljes me sukses të këtij procesi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori