Komisonit Evropian ka numëruar një sërë mos-përputhjesh me standardet evropiane në fushën e zgjedhjeve, mediave gjatë fushatës zgjedhore dhe financimin e partive politike në raportin epublikuar për skriningun e klasterit një për Maqedoninë e Veriut.
KE-ja në raport ka vlerësuar se vendi duhet t’i adresojë në kohë dhe në mënyrë transparente rekomandimet e nxjerra nga OSBE/ODIHR në konkluzionet e raundeve të ndryshme të vëzhgimit të zgjedhjeve.
Gjithashtu është rekomanduar që të fillojë veprimi për vetërregullimin e mediave dhe transparencë më e madhe gjatë reklamave politike.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme
– Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i ndahen burimet e nevojshme në kohën e duhur për të kryer mandatin e tij në mënyrë efikase dhe të pavarur.
Saktësia e regjistrit të zgjedhësve duhet të vazhdojë të përmirësohet përmes kontrolleve sistematike, rishikimeve dhe përditësimeve të të dhënave.
Duhet të vazhdojnë të bëhen përpjekje të fuqishme nga autoritetet për të kundërshtuar çdo formë presioni mbi votuesit dhe punonjësit e sektorit publik dhe privat, duke përfshirë blerjen e votave.
Media në fushatën zgjedhore
Veprimi për vetërregullimin e medias duhet të rifillojë dhe të prodhojë rezultate praktike në avancimin e standardeve profesionale të gazetarisë.
Duhet transparencë më e madhe në lidhje me reklamat politike.
Është e rëndësishme të trajtohet dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore. Mediat online nuk drejtohen nga një ligj specifik dhe ka pikëpamje të ndryshme për nevojën për rregullim, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet në rritje nga dezinformimi.
Financimi i partive politike dhe fushatës zgjedhore (përfshirë masat kundër korrupsionit)
Kuadri ligjor për financimin e fushatës ka një sërë boshllëqesh, vlerësohet në raport.
“Duhet të zhvillohet rregullimi i shumës së kredive bankare dhe mundësia për të dhuruar pas zgjedhjeve, si dhe financimi nga palët e treta.
Për të rritur transparencën, Kodi Zgjedhor, nënvizohet më tej, duhet të kërkojë zbulimin e plotë të të gjitha llojeve të të ardhurave dhe shpenzimeve të fushatës nga garuesit. Raportet e financimit të fushatës duhet të përfshijnë një ndarje të shpenzimeve sipas zonave zgjedhore dhe afati për dorëzimin e raporteve përfundimtare duhet të shkurtohet për të pasqyruar praktikat e mira ndërkombëtare.
“Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit duhet të zbatohet plotësisht dhe KSHPK-ja duhet të forcohet, të mbështetet dhe të ketë burime adekuate”, theksohet në raport.
Gjithashtu nënvizohet se duhet të vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar efikasitetin e sistemit demokratik, duke përfshirë transparencën në financimin e partive politike. Në këtë drejtim, rekomandimet e pazgjidhura të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) për “Transparencën e financimit të Partive”, duhet të përkthehen në masa të duhura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos