Komisioni pesë anëtarësh për kontrollin e raportimit të medieve në Maqedoni, gjatë periudhës tre mujore para zgjedhjeve, duhet të zyrtarizohet të martën me zgjedhjen edhe të anëtarit të pestë, pasi katër anëtarë të tjerë tanimë janë zgjedhur; dy të propozuar nga partitë në pushtet dhe dy nga opozita, njofton REL.
Formimi i këtij komisioni ‘ad-hoc’ është pjesë e marrëveshjes mes partive për zgjidhjen e krizës politike, në veçanti për rregullimin e punës së medieve, që janë objekt i kritikave të shumta për mungesë të pavarësisë dhe informimit në bazë të interesave partiake.
Por, formimi i komisionit nuk shihet si zgjidhje përfundimtare për reformat në media. Zhane Tërpeska nga Instituti Maqedonas i Medieve, thotë se ky trup është vetëm se një përpjekje për rregullimin e kësaj sfere, por që nuk do të ketë efektin që pritet nga opinioni më i gjerë në vend.
“Formimi i komisionit ‘ad-hoc’ është vetëm se një përpjekje për përmirësimin e problemit me partizimin e agjencisë se medieve. Në fakt, kjo agjenci duhet të jetë ai organ, i cili në bazë të ligji do të përcillte raportimin e medieve gjatë procesit zgjedhor. Bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme e cila nuk mund të ofrojë ndryshime thelbësore, pasi problemi kryesor tek ne është fakti se shumica e medieve me ndikim janë të njëanshme, apo informojnë në favor të partive në pushtet. Qytetarët duhet të informohen drejt për të gjitha zhvillimet dhe komisioni ad-hoc nuk mund të bëjëasgjë në përmirësimin e gjendjes”,thotë Zhane Tërpeska.
Në bazë të marrëveshjes politike, komisioni paraqet vërejtje lidhur me raportimin e medieve, por nuk merr masa, pasi kjo e drejtë i mbetet agjencisë së medieve, e cila vendos në bazë të raportit të komisionit ‘ad-hoc’.
“Veç kësaj, përbërja e komisionit është e atillë sa që është e vështirë të ketë konsensus lidhur me masat që mund të propozohen. Por, edhe sikur të ketë masa askush nuk garanton se ato mund të pranohen nga agjencia ku drejtori ka kompetenca të gjëra. Ai në bazë të ndryshimeve të bëra është i obliguar të merr në konsideratë vërejtjet, por se a do të ndodhë kjo është vështirë të parashikohet”, thotë Tërpeska.
Edhe Xhelal Neziri, nga Qendra për Gazetari Hulumtuese dhe njohës i çështjeve politike, nuk pret që ky komision të jetë në krye të detyrës në kontrollin e punës së medieve. Ai këtë e bazon në përbërjen e komisionit nga përfaqësues të partive politike.
“Vet përbërja e komisionit ‘ad-hoc’ është e atillë që do të prodhojë vetëm konflikte. Nuk besoj se personat e deleguar në atë komision, pra dy nga opozita dhe dy nga pushteti dhe një anëtar shqiptar, i cili për momentin nuk dihet se kush është, do të arrijnë që të merren vesh për kornizën apo platformën mbi të cilën do të punojnë. Pra, edhe aty do të kemi politikë, do të kemi interesa partiake gjë që do të komplikojnë ndoshta edhe më shumë situatën”, thotë Neziri.
Ai vlerëson se reformat në media mund të arrihen vetëm me depolitizimin e organeve që kontrollojnë mediet, apo në vendosjen e kuadrit profesionist në agjencinë e medieve.
“Reforma e vërtetë do të ndodhë nëse ata trupa rregullator do të reformoheshin me zëvendësimin e anëtarëve të tyre me anëtarë profesionistë, të cilët do të zgjidheshin nga ana e Kuvendit me propozim të organizatave profesioniste të medieve”, thotë Neziri.
Nevoja për reforma në media erdhi në shprehje pas publikimit të asaj që njihet si aferë e përgjimeve, në shkurt të vitit të kaluar, ku nga bisedat e përgjuara telefonike mes zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të medieve dëgjohen kurdisje të raportimeve të ndryshme për diskreditimin e personaliteteve të ndryshme në favor të politikave të pushtetit, por edhe raste tjera të ndërhyrjes së politikës në pavarësinë e medieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht