LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri i BE për migrimin sot në Tiranë

Komisioneri i BE për migrimin sot në Tiranë

Komisionerii BE-se për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, do të qëndrojë sot në Tiranë në një vizitë një ditore, që pritet të fokusohet tek kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit.

Ai do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh, që nis me kryeministrin Edi Rama, vijon me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, më pas me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe mbyllet me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE konfirmoi se në qendër të diskutimeve do jetë çështja e krizës së refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit.


“Diskutimet do të përqendrohen te tema e migracionit dhe sigurisë. Së bashku me FRONTEX, komisioneri është duke monitoruar fluksin e refugjatëve dhe të gjitha ndryshimet e mundshme në rrugën e refugjatëve. Komisioneri është në kontakt të rregullt me vendet fqinje dhe i gatshëm të ndihmojë vendet që mund të përballen me një barrë të papritur të krizës së refugjatëve, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Shqipëria është një partner kyç në luftën kundër terrorizmit dhe trafikun të paligjshëm të armëve. Këto janë çështjet që do të diskutohen gjatë vizitës së komisionerit në Shqipëri”, ka thënë ai.

Në qendër të takimeve, pritet të jetë pikërisht çështja e refugjatëve sirianë, në kushtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbyllur kufijtë, dhe kur Shqipëria është shprehur për një veprim të unifikuar të BE përballë krizës.

Takimet

Agjenda e takimeve të Komisionerit për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos, i cili vjen në Tiranë me ftesë të ministrit Tahiri – 18 mars 2016, e Premte

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Rama (Salla e Hartave, Kryeministri)

Ora 09:45 – Takim me Presidentin e Republikës B. Nishani (në Presidencë)

Ora 10:30 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme D. Bushati (në MPJ)

Ora 11:15 – Takim me Ministrin e Pu nëve të Brendshme S. Tahiri (te Garda)

Ora 12:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp me ministrin Tahiri (te Garda)

Ora 13:00-14:00Takim me Ambasadoret e Vendeve te BE ( Delegacioni i BE)

Ora 14:00-15:30Dreke pritëse nga Kryetari i Kuvendit Meta (Padam) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori