Komisionari i Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, ka kërkuar nga autoritetet kosovare, zbardhjen e 13 vrasjeve dhe zhdukjes së gazetarëve pas luftës së Kosovës.
Zyrtari i lartë i të Drejtave të Njeriut për Evropë ka shprehur shqetësimin e tij këtë të hënë se 18 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovës, mijëra njerëzve ende u mohohet drejtësia.
Komisionari i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks ka nxjerrë një memorandum pas vizitës që ka pasur në Kosovë në muajin shkurt, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.
Muiznieks ka thënë se Kosova që dominohet me popullsi shqiptare, ku minoritet janë serbët, duhet “të ndryshojë kursin dhe të ndërtojnë një shoqëri të bashkuar” duke ndjekur krimet e kohës së luftës.
Më pas duhet promovimi i tolerancës ndëretnike dhe brengosja rreth personave të zhvendosur dhe të qartësojë 13 vrasjet dhe zhdukjen e gazetarëve ndër vite pas luftës.
“Kushtet kryesore për arritjen e kësaj janë ndjekja efektive dhe sanksionimi i të gjithë personave që janë të përfshirë në krimet e luftës, që qartësohet fati i të gjithë të pagjeturve, të sigurohen viktimat e luftës me dëmshpërblim dhe të lehtësojë kthimin vullnetar të personave të zhdukur”, ka thënë Muiznieks.
Gjykata Speciale, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar në Hagë të Holandës, ku në përbërje janë prej gjyqtarëve ndërkombëtarë të vendeve të Bashkimit Evropian, ShBA dhe Kanadaja për të ndjekur rebelët shqiptarë për krime gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës për pavarësi, shkruan më tej.
Ai ka urdhëruar Kosovën për të siguruar “ndjekje efektive dhe mbështetje të dëshmitarëve për krimet e kryera në luftë në kontekstin e procedurave”.
Komisionari ka thirrur për më shumë përpjekje për të nxitur pajtimin, veçanërisht në rregullimin e metodave të reja në mësimdhënie në sistemin e edukimit ku duhet ë promovohet toleranca ndër etnike dhe respekti.
“Të gjitha shkollat, tekstet shkollore dhe materialet e mësimdhënies që përmbajnë materiale me elemente të nacionalizmit dhe paragjykimit duhet të rishikohen”, ka thënë ai.
Mbi 10 mijë shkruan se kanë vdekur dhe një mijë e 660 ende janë të zhdukur nga lufta e viteve 1998 – 1999 në Kosovë e cila ka përfunduar pas ndërhyrjes së NATO në përkrahje të shumicës shqiptare.
Muiznieks ka thirrur Kosovën dhe Serbinë “të adresohen për çështje të rëndësishme, përfshirë hapjen e arkivave të ushtrisë dhe policisë e të cilat mund të përmbajnë informacione me vlerë rreth personave të zhdukur”.
Ai ka thirrur Kosovën të adresohet lidhur me situatën e mijëra njerëzve, shumica romë nga Kosova, të cilët me forcë janë zhvendosur gjatë luftës.
Në fund të shkrimit thuhet se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, të cilën nuk e ka njohur ende Serbia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë