KOMF: Pandemia rëndoi gjendjen e shërbimeve sociale, fëmijët me aftësi të kufizuara mbeten pa shërbime
Viti 2020 po cilësohet si viti më i rëndë në 20 vitet e fundit sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale, e në këtë ka ndikuar pandemia COVID-19 dhe situata politike në vend.
Kjo është e gjetur e raportit të monitorimit “Shërbimet Sociale në kohë pandemie”, të prezantuar nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF.
Në prezantimin e këtij raporti, u tha se në vitin 2020 shërbimet sociale ishin në gjendje edhe më të rëndë krahasuar me vitin 2019, derisa u tha se pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve në nevojë për shërbime sociale.
Drejtoresha ekzekutive e KOMF, Donjeta Kelmendi, tha se gjatë vitit 2020 është rritur numri i rasteve të dhunës në familje dhe se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa shërbime si shkak i masave të ndërmarra.
Ajo tha se krahas pandemisë edhe gjendja e paqëndrueshme politike në vend gjatë 2020, pati ndikim në përkeqësimin e mirëqenies sociale dhe decentralizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.
“Viti 2020 ishte vit i rëndë në të gjitha fushat për shkak të pandemisë globale COVID-19, por edhe siç është përmendur dhe bazuar edhe në të gjeturat e raportit të monitorimit, sidomos ka rënduar gjendjen e grupeve të cenueshme dhe gjendjen e shërbimeve sociale në Kosovë.
Kosova nuk ka qenë përjashtim sikurse edhe vendet e rajonit dhe vendet e botës, është rritur gjatë vitit 2020 numri i rasteve të cilët kanë kërkuar për shërbime sociale, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, duke përfshirë këtu numrin e rasteve të fëmijëve viktima të abuzimit të cilët kanë kërkuar strehim dhe janë strehuar qoftë në strehimore apo në strehim familjar, është rritur numri i fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
Në përgjithësi në të gjitha kategoritë ka pasur rritje të numrit të rasteve. Pandemia sigurisht që ka rënduar shumë edhe gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët ishin duke marrë shërbime, një pjesë e tyre në kuadër të qendrave ditore dhe me mbylljen dhe faktikisht masat e ndërmarra për parandalimin e virusit mbeten pa shërbime, të izoluar”, tha ajo.
Ajo tha se institucionet publike ofruese të shërbimeve sociale punonin me staf esencial, me kufizime qoftë financiare dhe të gjitha këto e rënduan situatën e fëmijëve por edhe familjeve të cenueshme që ishin në nevojë për shërbime sociale.
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, tha se është jetike që të zgjidhet formula për financimin e përhershëm për shërbimet sociale, e këtë tha se si qeveri nuk janë duke e neglizhuar.
“Sipas buxhetit të aprovuar të vitit 2021 në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i kemi të planifikuara një shumë të mjeteve financiare në vlerë prej 1 milion euro, kjo shumë e mjeteve buxhetore është ndarë përafërsisht diku në 40 OJQ të licencuara të cilat kanë marrë mbështetje financiare varësisht prej punës që e kryejnë prej 12 mijë deri në 45 mijë euro për zbatimin e projekteve për vitin 2021. Është jetike dhe është e domosdoshme që të zgjidhet formula për financimin e përhershëm ose krijimin e një granti specifik për shërbime sociale, e kemi në dije këtë çështje dhe nuk jemi duke e neglizhuar”, tha ai.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Habit Hajredini, tha se pandemia ka goditur grupet më të ndjeshme dhe në mënyrë specifike fëmijët.
Ai tha se pa shërbime sociale të mirëfillta nuk mund të ketë mbrojtje të fëmijëve, derisa shtoi se po punojnë që të zgjidhin çështjen e financimit të shërbimeve sociale.
“E vlerësojmë dhe e konsiderojmë tepër të rëndësishëm atë mobilizimin institucional për të adresuar çështje, për t’i tejkaluar sfidat që paraqiten sa i përket shërbimeve sociale. Me institucionet aktuale, me qeverinë Kurti kemi dhënë prioritet dhe kemi me punuar dhe po punojmë që të zgjedhim këtë problematikë në mënyrë që të jetë kontrata për shërbime që ofrojnë organizatat jo qeveritare më afatgjate, jo siç ka qenë gjerë më tani”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se është e mirëseardhur që disa komuna përkundër vështirësive financiare kanë arritur të subvencionojnë OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale.
“Po shihet që fokusi kryesor edhe i nivelit lokal ka qenë lufta në parandalimin e përhapjes së COVID-19 edhe gjatë vitit 2020 komunat janë ballafaquar me sfida sa i përket financave, se pa financa nuk po ka mundësi ndërmarrje të aktiviteteve as të ndërmarrjeve të veprimeve të cilat e përmirësojnë situatën jo vetëm sa i përket shërbimeve sociale po edhe punëve të tjera publike…Është e mirëseardhur që disa komuna edhe përkundër vështirësive financiare vitin e kaluar, tri nga shtatë të cilat ju i keni monitoruar i kanë subvencionuar dukshëm OJQ-të të cilat merren me ofrimin e shërbimeve sociale”, tha ai.
KOMF ka prezantuar edhe disa nga rekomandimet që i kanë për institucionet e vendit, e ndër to është edhe miratimi i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe Grantit Specifik për Shërbime Sociale, hartimi i formulës së financimit për shërbimet sociale nga MPMS dhe krijimi i një skeme të qëndrueshme nga komunat dhe MPMS për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori joqeveritar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova